Categories Kulture

Nga Genc Demiraj\ Brenga e një artisti…!

Nga Genc Demiraj

Brenga e një artisti…! Shpesh herë ulemi me Petraq Stefanin për kafe, Peçon, se kështu i flasim. Jemi kolegë pune së bashku, por më parë jemi edhe banorë të një lagjeje. Pra njihemi prej një jete…! Është i heshtur, fjalëpak, i mbyllur në artin e tij të madh…! Piktor race, por nga raca e fisme e piktorëve vlonjatë ! Kështu ka qenë përherë Peçua, i heshtur e pa fjalë, gjuha më e zhdërvjellët e tij ishte piktura dhe aty ai i thotë të gjitha…! Janë të shumtë ata që e njohin artin e tij me botë, por ma merr mendja se janë të paktë ata që njohin botën e tij të shpirtit…!

Të shpirtit të tij të bërë copë, qysh prej asaj ngjarjeje që coptoj edhe shpirtrat e gjithë njerzorëve që e mësuan…! A ju kujtohet ajo ngjarja tragjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tmershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çmendurisë së madhe…?! Nëse se keni përjetuar, patjetër e keni dëgjuar e ridëgjuar më vonë të treguar si histori epike, legjende apo dhe sureale ! I sigurt jam, që edhe nëse e keni dëgjuar, e keni dëgjuar të mpirë, të tmerruar, të lotuar, të friksuar, të revoltuar…!

Nuk keni si e harroni, atë nusen e bukur në dritaren e shtëpisë me djalin gjashtë muajsh në gji, që po e ushqente, po e ledhatonte, po e përgëzonte, që po qeshte e lozte me të, po lumturohej me gëzimin e jetës së saj,… kur një krauuu…ca cifla xhami, ca pika gjaku mbi fëmijën dhe një klithmë nëne : – Petraaaaq djaliiii…! Dhe kaq ! Mami Neta kishte rënë pa jetë mbi të birin që qante e qante dhe nuk kuptonte…! Një plumb i tmerrshëm kish përshkuar tytën e një arme të zezë, për të gjetur fatalisht në gjithë atë fatalitet të çmendur të atij viti të mbrapshtë, zemrën më të pafajshme të një nëne…!

Çmendurira…! Petraqi i rriti i vetëm dy djemtë e tij me shumë mund dhe sakrifica. Rrjedha e jetës e detyroi të bëhej më i fortë, por ngjarja e bëri më të heshtur, më të mbyllur e më pa fjalë…! U rrit i vogli i historisë së trishtë, aty mes rrugicës së lagjes dhe me shokët e rrugicës së tij, dhe si djemtë e famshëm të rrugës Pal, ai u bë i famshmi dhe i dashuri i rrugicës tonë…! I vogli i historisë, sot është tek të njëzetepestat, i vëllai pak më i madh, por brenga e baba Petraqit është që nuk po u gjenë dot një punë të përhershme…! Nuk mundet, nuk di se si dhe nuk di se ku t’ua gjej…! Edhe sot teksa pinim atë kafen e përditëshme, meraku i tij për djemtë ishte i madh…! Dhe meraku i një babai shpirt coptuar si Petraqi, një artisti fjalëpak e punëshumë si piktori ynë, është shumë herë më i përligjur…!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME