Categories Kulture

Nga italianët e deri tek bjellorusët, mbi 43 mijë turistë në muzetë e Beratit në 8 muaj

Jo vetëm vija bregdetare po preferohet nga turistët e huaj gjatë pushimeve verore,  por edhe muzetë e vendit po ngjallin interes të lartë nga italianët e deri tek bjellorusët, numri i të cilëve po vjen në rritje.

Muzetë e Qendrës Muzeore Berat, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ishin destinacionet më të kërkuara nga turistët e vizitorët edhe për 8 muajt që lam pas ndërsa ajo që vihet re janë turistë bjellorusë në rritje.

Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ka qenë destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj në muajit Gusht 2019.

Sipas statistikave të dy muzetë gjatë këtij muaji janë vizituar kryesisht nga turistë italianë, francezë, gjermanë, polakë, spanjollë, austriakë, hungarezë, izraelitë, rus, amerikanë, sllovenë, holandezë, bullgarë, anglezë, japonezë dhe bjellorusë.

“Risi në këtë muaj ka qenë prania e vizitorëve bjellorus të pranishëm përherë e më shpesh veçanërisht në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri”, -bëjnë të ditur specialistët e Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat.

Krahasuar me periudhën Janar – Gusht të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 43954 që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh. Vlerat unike dhe të pa krahasueshme që gjenden në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik , kane tërhequr vëmendjen e mjaftë vizitorëve të huaj, numri të cilëve edhe për muajin Gusht 2019 , ka qenë më i lartë krahasuar me vizitorët vendas.

Fluksi i turistëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri dhe Muzeun Kombëtar Etnografik, vijon edhe në ditët e para të muajit shtator./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME