Categories Kulture

Nikollë Tomeo, mësuesi shqiptar i Nikolla Kopernikut

Figura e Nikolla Kopernikut është e njohur botërisht dhe nga jeta e tij dihet shumëçka, duke filluar qysh me faktet biografike e duke vijuar me jetën e veprën e tij të shquar. Por, e errët mbetet lidhja e tij me një prej mësuesve të shumtë, dishepull i të cilëve ai ishte dhe falë të cilëve mori emrin e shquar dhe fitoi atë reputacion që vazhdon të gëzojë edhe shekuj më vonë.

Nikollë Tomeo

Bëhet fjalë për humanistin e shquar i cili ndriçoi në periudhën e Rilindjes në shumë prej shkencave e arteve që po lëvroheshin në atë periudhë, Nikollë Leonik Tomeo.

Nikollë Tomeo lindi në Venedik në vitin 1456. Prindërit e tij ishin me origjinë nga Durrësi dhe qenë shpërngulur kur zgjedha osmane e cila nuk ishte kurrë zgjedhje, u imponua me forcën e dhunës dhe politikën e njohur “përça e sundo”.

Figura e tij, e vlerësuar nga studiues evropianë, ndër duart e studiuesve shqiptarë duket se është trajtuar me një gjysëm tallje. Është profesoreshë Fatbardha Hoxha, studiuese e njohur dhe ish pedagoge për disa dekada në Universitetin e Shkodrës e cila në librin e saj studimor “Letërsia e hershme shqipe”, libër i përdorur si tërësi dispencash nga studentët, shkruan, pasi jep datëlindjen e sipërcituar se “…më 1430 mbrojti doktoratën në fushën e arteve”.

Libri në fjalë është botuar në vitin 2006 dhe, edhe këtë vit shkollor, u është shitur studentëve nga ana e profesoreshës! Sipas saj, Tomeo e ka mbrojtur doktoraturën 26 vjet para lindjes!

Duke u bazuar në fakte serioze, Tomeo na del si profesor në Universitetin e Padovas në vitin 1497 dhe aty merr edhe drejtimin e Katedrës së Filozofisë, post të cilin e mban për plot tetë vite.

Ishte i njohur si filozof, historian, astronom, fizikan, mjek, letrar e përkthyes. Ndër duart e tij kanë kaluar shumë figura të njohura, mes të cilëve veçojmë Nikolla Kopernikun, Pietro Bambin e Maksim Artiotin.

Njëri nga to do të shkruante për profesorin e tij:

Tomeo është njeri i jetës dhe i shkencës, filozof i ndritur, i ditur si në letërsinë latine, si në atë greke, ua ka lënë të tjerëve lakminë për pasuri, ndërsa vetë është kujdesur vetëm për dituri. Tomeo luftoi në rreshtat e parë për reformën humaniste në filozofi.

Pak kohë pasi botoi në tre vëllime kryeveprën e tij “Da varie historie” (Histori të ndryshme), në vitin 1531 ndërroi jetë duke lënë pas një emër të madh dhe me peshë në historinë e Rilindjes Evropiane dhe tërësisë së personazheve me vlera të rralla në kulturën shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME