Categories Kulture

Njihuni me më të bukurën e Arbërisë, juristen 22-vjeçare

Pas 9 vitesh ndërprerje është rikthyer në Itali spektakli i bukurisë Miss Arbëreshe 2019.

Për 3 ditë rresht, 16 bukuroshe nga komuna të ndryshme arbëreshe kanë konkuruar për titullin “Miss Arbëreshë 2019”.

Është ky edicioni i XV i këtij eventi që sivjet u zhvillua në komunën Spezzano Albanese në Kalabri i ideuar dhe i kuruar nga shoqata “Ahi Nama”.

Më e bukura e Arbërisë u shpall Ilenia Colloca nga fshati arberesh Frascineto.

Ajo është 22 vjeçe dhe studion për Juridik në Universitetin e Madridit.

“Është mjaft bukur të vlerësohesh dhe të çosh përpara traditën”, ka komentuar me kurorën mbi kokë, Miss Arbërëshë 2019.

Është hera e tretë në historinë e këtij eventi që titullin Miss Arbëreshë e merr një bukuroshe nga komuna e Frascinetos.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë, Spezzano Albanese, “ky event është një moment i fortë identiteti për të vlerësuar dhe kontributin arvëreshëve në Kalabri”.

Për vendin e dytë e të tretë të Miss Arbëreshe 2019 juria vlerësoi Rosita Lavergata nga Spezzano Albanese dhe Carla Cipriano nga San Benedetto Uliano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME