Categories Kulture

Parada e makinave Retro në kryeqytet, një ditë europiane me art dhe histori

Tiranës i rikthehet zhurma e makinave të vjetra bashkë me nostalgjikët e tyre duke improvizuar edhe sport, edhe art brenda në një festë. Karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar, me një DJ Jazz&Swing që prin varganin lëvizës, nis paradën në kryeqytet. Hapni dritaret, shijoni diellin, ajrin e pastër dhe pak histori t’ju kalojë si serenatë mesdite nën ballkon.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bën të ditur se parada RETRO e mjeteve të koleksionit historik shqiptar rikthen dashurinë për artin e të bukurën në rrugët e kryeqytetit, si një surprizë në Ditën e Europës, për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë nën ritmet Jazz&Swing.  “Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur tashmë nga dritaret dhe ballkonet e shtëpisë”, e ka cilësuar kreu i DPSHTRR, Gonxhja.

Karvani, u nis nga “Arena Kombëtare”, duke vijuar në rrugën “Vasil Shanto”, për tu rikthyer te “Piramida”, e më pas përshkroi rrugën përgjatë zonë së “21 dhjetorit”, për tu rikthyer përmes “Rrugës së Kavajës” në sheshin “Skenderbe”, për të zbritur në sheshin “Zogu i Zi” dhe më pas përgjatë unazës u rikthye sërish në shesh, ku përshkroi edhe “Rrugën e Dibrës”, kalojë në zonën e “Xhamlllikut”, përmes “Pazarit të Ri”, e më pas në zonën e “Ali Demit”, për tu kthyer sërish përgjatë Unazës e bulevardit pranë “Arenës Kombëtare”.

Në Shqipëri, vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Nga verifikimet në terren ka mjete rrugore që pavarësisht viteve, janë të ruajtura në kushte shumë të mira teknike, madje mund të qarkullojnë në rrugë.

Tashmë është krijuar Qendra Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME