Categories Kulture

Patriotët e Vlorës

Reshat Kripa , nëntëdhjetenëntë vjetori i luftës së madhe patriotike të Vlorës, asaj lufte të madhe në krye të së cilës ishin tre figurat më të shquara të historisë së këtij kombi, Shahin Nuredini, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi dhe që përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve italianë që kishin zaptuar Vlorën e flamurit të 1912-ës. Në këtë ditë historike para syve të mi më del një ngjarje e ndodhur gjashtëdhjetekatër vite më parë në kampin e të burgosurve politikë të Bulqizës. Ishte 3 shtatori i vitit 1955, tridhjetepesë vjetori i kësaj lufte të madhe. Me nismën e doktor Isuf Hysenbegasit, kishim përgatitur një mbrëmje përkujtimore në infermierinë e kampit. Në atë mbrëmje nuk kishte darka dhe kokteje, Në vend të darkës ishte luga e supës me qepë dhe në vend të koktejit filxhani me çaj të ftohtë që na servirnin Në atë mbrëmje u  recituan  poezi  nga  Kudret  Kokoshi, një poet i burgosur, kushtuar kësaj ngjarje. Mua më ishte caktuar të recitoja poezinë “Një ditë vjeshte” Akoma i kam parasysh vargjet e asaj poezie:

Unë pashë një ditë vjeshte, një flamur bërë çika çika/ Një flamur me shkab të zezë, që qe prerë me njëmijë  thika/ Një flamur me bojë gjaku, që valonte papeshuar/ I përcjell nga disa burra, që të gjithë duke kënduar/ E përcillnin njëmijë trima, me shkopinj e krrabë në  dorë/ Kryet lidhur, gjokset thyer, unë i pashë një ditë në  Vlorë/ Ata luftëtar legjende, ata lajmëtar lirie/ Që i dhanë fluturim shqiponjës, pas pesë shekuj robërie/ Oh, thanë zemrat, oh, sa bukur mbi Vlorë shkaba valon/ Unë pashë një ditë vjeshte, epopenë e vendit tonë! Duke e recituar atë poezi, nuk e di se si prej syve filluan të më rrjedhin lot. Ishin lotët e dhimbjes për lirinë. Ishin lotët e  dhimbjes  për  Vlorën  time. Nuk e kisha përfunduar ende recitimin kur ia behi krimineli i kampit, operativi i sigurimit toger Ademi. – Çfarë po ndodh këtu? – Klithi me një zë egërsire.  Doktor Isufi, me gjakftohtësinë që e karakterizonte iu përgjigj: -Është tridhjetepesë vjetori i luftës së Vlorës dhe ne jemi mbledhur për ta  kremtuar. Krimineli nuk priti që doktori të mbaronte fjalën. I shoqëruar nga një grup  policësh që  i pruri me vete, filloi të na godiste me çfarë të mundte dhe na mbylli në birucën e ngritur për këtë qëllim. Për këtë u dënuam me një javë mbyllur në birucë me vetëm një vakt lëng qepe dhe tre muaj pa të drejtë takimi me prindërit. Kjo ishte mënyra se si e kremtonte krimineli këtë ngjarje të madhe historike. NGA Reshat Kripa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME