Kulture

Përkujtesë për artistin Haxhi Dalipi

Nuk mungon njeriu kur është shpirti!

Sot jam edhe unë në një përkujtesë për artistin Haxhi Dalipi.

Urime djemve të artistit të hollë Haxhi Dalipi për përkujdesin e botimit të librit ” Duke përkujtuar këngën labe”! Urime shtëpisë botuese “Toena” dhe veçanërisht miqve të mi të shtrenjtë Fatmir e Irena Toçi! Eshtë një përkujdesje në kohë të disa harresave, prandaj e çmoj shumë si Lefter, si një burrë i lidhur me këngën fosforine si me jetën time.
Do të doja të isha në Akademinë e Shkencave sot në Tiranë, por pafuqia fizike më mban në Himarë dhe këngëtimin shqip e kam të lidhur me skenat e pallatet e Tiranës. Nuk mungon njeriu kur është shpirti. Edhe sot Vlora ime ishte në Tiranë për një artist si Haxhiu. Art e kujtesë artistash pastë Atdheu im përherë, sepse vetëm kështu mund të themi se kombin e kemi të kulturës e të së bukurës. Engjellofsh në atë botë, Haxhi Dalipi!

Lefter Çipa
Himarë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close