Categories Kulture

Përkujtohet në Vlorë 101 vjetori i vdekjes së njeriut të Pavarëisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, 24 Janar 1919

Përkujtohet në Vlorë 101 vjetori i vdekjes së njeriut të Pavarëisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, 24 Janar 1919.Homazhet e zhvilluara pranë varrit të “Ushtarit të Panjohur ” ku prehen edhe eshtrat e burrit të urtë të pavarësisë.Prezent në ceremonin përkujtimore kryetari bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, si dhe kryetari i qarkut Evis Mocka.Për kryetarin Leli, nderimi i figurës së Ismail Qemalit, është një detyrë e të gjithëve për të shprehur mirënjohjen për veprën e këtij burri të urtë që i detyrohemi të gjithë. Ndalesa e rradhës ka qënë muzeu i pavarësisë, shtëpia e pavarësisë nga ku u ngrit Flamuri kuq e zi për ti dhënë liri vendit.

Sipas kryetarit Leli risi për këtë vitë është rikonstruksioni i plotë i kësaj godine, si dhe realizimi i një seti fotografikë i figurës së Ismail Qemalit nga viti 1870 deri më 1918.Leli gjithashtu prezanton për publikun bashkëpunimin me fondin shqiptar të zhvillimit dhe qeverinë e vendit në realizimin dhe financimin e projektit për rikonstruksionin e të gjithë sheshit përpara muzeut të pavarësisë, për ti dhënë atij një pamje më të qart për cdo turistë që dëshiron ta vizitoj duke e cliruar nga ndërtimet rreth e rrotull tij që po i marrin frymën. 101 vite më parë, burri i urtë i pavarësisë, Ismail Qemali, i njohur ndryshe edhe me emrin Ismail Bej Vlora, ndëroj jetë më 24 Janar 1919.Teksa në Vlorë tashmë përkujtohet figuria unikale e tij dhe vepra që la pas, e cila jeton ndër breza dhe do të jetoj përsakohë shqipëria do të jetë e lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME