Kulture

Përkujtohet personaliteti i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Parashqevi Qiriazi

“Muzeu i Arsimit-Mësenjtorja e Parë Shqipe” përkujton personalitetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Parashqevi Qiriazi Parashqevi Qiriazi ashtu si motra e saj Sevasti Qiriazi Dako, ju përkushtua çështjes kombëtare dhe arsimimit të vajzave shqiptare. Lindi në 2 Qershor të vitit 1880, dhe ishte fëmija i fundit i familjes Qiriazi. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në Manastir, në shkollat fetare të huaja.

Ajo kreu studimet universitare dhe  përfundoi në kolegjin “Robert” të vajzave, aty ku studioi dhe motra e saj Sevastia. Sapo u diplomua shkoi në Korçë, për të dhënë mësim në shkollën e Vashave të hapur prej të afërmve të saj.

Shumë shpejt Parashqevi Qiriazi morri drejtimin e shkollës së Vashave dhe morri pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si sekretare e komisionit përkrah Gjergj Fishtës. Me këtë rast ajo kompozoi këngën “Himni i Alfabetit” dhe shkroi “Abetaren” më 1909, alfabetin e ri sipas vendimeve të dala nga Kongresi i Manastirit.

Së bashku me të motrën Sevastinë themeluan shoqërinë e grave “Yll i Mëngjesit”. Gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, do të largohet nga Shqipëria dhe merr pjesë në krijimin e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në Sofje ku do të jetë sekretare.

Ndërsa në vitet 1920-1927 merret me botimin e revistës të përmuajshme “Yll i Mëngjesit” në SHBA. Përgjatë qëndrimit aty ajo ndoqi studimet pasuniversitare për pedagogji në Kolegjin e Oberlinit në Ohaio, SHBA duke mbrojtur temën: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit në Shqipëri”.

Në vitet 1927-1933, ndihmoi tek “Instituti Arsimor Kyrias Tiranë” i themeluar prej motrës së saj. Gjatë pushtimit nazifashist Parashqevi Qiriazi u internua bashkë me Sevastinë dhe familjarët e tjerë në kampet e përqendrimit. Pas shumë vuajtjeve në emër të edukimit të shqiptarëve, Parashqevi Qiriazi ndërroi jetë në vitin 1970, duke mbajtur titullin “Mësues i Popullit”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close