Kulture

Portreti i famshëm i Marilyn Monroe shitet në ankand për 195 milionë dollarë

Portreti i famshëm i Marilyn Monroe, i vitit 1964, është shitur për 195 milionë dollarë në ankand, duke vendosur rekorde të reja për artin e shekullit të 20-të.

“Shot Sage Blue Marilyn” është një nga një seri portretesh që artistja Andy Warhol i bëri aktores pas vdekjes së saj në 1962 dhe që atëherë është bërë një nga më të njohurat.

I mbajtur në koleksionin e tregtarëve zviceranë të artit, Thomas dhe Doris Ammann, piktura u shit në një ankand në Nju Jork. Vlerësimet e para-shitjes kishin arritur deri në 200 milion dollarë.

Sipas “The Guardian“, shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti të bërë në shekullin e 20-të, të vendosur nga piktura e Pablo Picasso-s e vitit 1955 “Les Femmes d’Alger”, e cila u shit për 179.4 milion dollarë në 2015.

Piktura e ikonës së bukurisë është bazuar mbi një foto promovuese të Monroe nga filmi Niagara i vitit 1953, i pikturuar me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e saj./ rtsh.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close