Kulture

Prezantim të verës së famshme të fshatit Nartë

Prezantim të verës së famshme të fshatit Nartë,por jo vetëm, edhe produkte tradicionale ,apo pije të tjera si rakia,apo likeri dhe deri të prodhuara nga bimë të rralla të zonës. E megjithatë në qendër të festës së organizuar në qendër të fshatit Nartë,mbetet vera,e prodhuar kryesisht nga rrushi vlosh,një nga traditat e zonës dhe rrushi që gjendet rrallë në zonat e tjera.

Vera Vlosh është dhe ajo që në Nartë ka qenë përherë traditë e këtij fshati. Dhe festa e verës në fshat synohet të kthehet tashmë në traditë në fundjavën e fundit të muajit shtator. Vendasit ekspzozuan verën dhe produktet e tjera,ndërsa nuk munguan të jenë të pranishëm banorë të zonës,por dhe nga Vlora e zonat përreth dhe përfaqësues te pushtetit local. Me organizimin e festës së verës në qendër të fshatit Nartë,synohet gjerësisht promovimi dhe të nxitet prodhimi i verës. Por vec verës,banorët e zonës ekspozuan edhe pije likeri,apo gatime tradicionale të zonës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button