Categories Kulture

Profesori më i mirë francez i okulistikës erdhi nga Parisi në Lyon për të operuar Esat Pashë Toptanin më 1918

“La France Libre” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1918, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me operimin e syve të Esat Pashë Toptanit në qytetin Lyon të Francës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Një qendër shëndetësore pranë parkut Tête-d’Or, në Lyon, aktualisht është shtëpia e një mysafiri të shquar, shëtitjet e të cilit nëpër qytet kanë mbetur pa u vënë re. Bëhet fjalë për Esat Pashën, udhëheqësin shqiptar, dikur kokë turku e “M’bretit” të disa muajve Princ Vidit.

I prekur nga një sëmundje e rëndë e syve, Esat Pasha, iu drejtua mjeshtërit të oftalmologjisë (okulistikës) franceze për ta operuar. Dhe profesori Morax, i cili erdhi nga Parisi, e kreu vetë ndërhyrjen e nevojshme.

Le t’i urojmë një rikuperim të shpejtë këtij luftëtari të fortë, goditjet e të cilit austriakët dhe bullgarët, që nga fillimi i luftës, i ndien më shumë se një herë, në malet e Shqipërisë, ku ai komandonte trupat autonome./darsiani.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME