Categories Kulture

Projekti “Fruta të freskëta në shkollë” shtrihet edhe në Korçë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka qenë dje në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali”, të qytetit të Korçës, pjesë e projektit “Fruta të Freskëta në shkollë”.
Ky projekt i Ministrisë së Bujqësisë është i mbështetur nga organizata “World Vision” në bashkëpunim me bashkitë e ndryshme të vendit dhe ka filluar në kuadrin e fushatës të sensibilizimit për ushqim të shëndetshëm, shëndetit të fëmijëve dhe sigurisë ushqimore në shkolla.
“Ka filluar prej tetorit, sot jemi në shkollën “Ismail Qemali” këtu në Korçë. Është një prej shtatë shkollave të para, një pjesë e tyre janë në Vlorë, një pjesë e tyre janë në Korçë, por menjëherë do të vazhdojmë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, dhe të paktën dy-tre shkolla si fillim në çdo qytet. Do të vazhdojmë me Maliqin, me Elbasanin, me Lushnjën, Përmetin, Durrësin, Dibrën, Shkodrën, Tiranën. Pra po mundohemi të përhapemi në gjithë Shqipërinë, me një program të thjeshtë, i cili dy herë në javë, jep të paktën një frut nxënësve të shkollave pjesëtare të këtij programi”, tha ministri Peleshi.
Projekti synon kthimin në një edukatë të ushqyerit të konsumimit frutave të freskëta, të cilat do  t’u shpërndahen fëmijëve falas, me qëllim jo vetëm të ndihmojë nga ana ekonomike, por edhe të shërbejë si shtysë për një jetë më të shëndetshme.
Ministri Peleshi është shprehur shumë i kënaqur që ky projekt modest nga ana e buxhetit, po gjen mbështetjen dhe tek donatorë dhe subjekte të ndryshme, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë financiarisht këtë nismë inovative dhe edukuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME