Kulture

“Projekti Creatures, programi Interreg Adrion,Të rinjtë dhe gazetarët vizituan Manastirin historik të Shën Marisë

Në kuadër të projektit Creatures, programi Interreg Adrion, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, nisën testimin e shtegut të dytë kulturor : “Shtegu i Spinaricës” i cili është një eksperiencë fantastike mes natyrës mahnitëse dhe trashëgimisë së pasur kulturore.

Të rinj, turistë dhe gazetarë u bashkuan të shtunën dhe morën pjesë në një ditë të pasur aktivitetesh. Shtegu nisi në qytetin e Vlorës dhe pjesa e parë u përfundua me biçikletë, ndërsa pjesa tjetër brenda Zvernecit përmes ecjes. Të rinjtë patën mundësinë të kalonin nëpër fshat dhe të shihnin pikat e pasura agrikulturore, ndërsa u zhvendosën drejt Manastirit, i cili është pika më e rëndësishme historike e fshatit.

Të rinjtë dhe gazetarët vizituan Manastirin historik të Shën Marisë dhe më pas shijuan disa momente vëzhgimi të shpendëve. Pas kësaj, grupi u zhvendos përsëri në Lagunën e Nartës për vëzhgimin e shpendëve. Nga kjo pikë lëvizja u bë me makina dhe të rinj e gazetarë u gjendën në parkun arkeologjik të Apolonisë, që është një nga parqet antike më të rëndësishme në Shqipëri, por njëkohësisht edhe përfundimi i shtegut.

Shtegu synon të krijojë një eksperiencë gjithëpërfshirëse për vizitorët, duke lidhur Zvërnecin me Pojanin, natyrën me kulturën, vlerat tradicionale dhe historike të zonave.

#CreaturesProject

#DRTKVlorë

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close