Categories Kulture

Pse Gratë Shqiptare dikur ecnin pas burrave

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhet të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit. Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave. Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi: “Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri e përçmimit të vajzave e grave. Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve. Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi: “Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gjak gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie. /Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME