Kulture

Rekord i pikturës së Van Gogut, vepra artistike e paekspozuar shitet për 13.09 milion euro në Paris

Një pikturë e mjeshtrit holhandez Vincent Van Gogh e vitit 1887, e cila ka qëndruar më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura, është shitur në vlerën e 13.09 milion euro në Francë. Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” tha se vlera e arritur ishte një rekord për artistin hohlandez. Vepra që nga ajo kohë ka qenë në pronësi të një familjeje franceze. Piktura është pjesë e një serie veprash që Van Gogh krijoi ndërsa qëndronte në Paris me vëllain e tij Theo në 1886 dhe 1887.

Ajo portretizon një nga mullinjtë e erës që përshkonte Montmartre në një kohë kur ishte thjesht një fshat në periferi të Parisit.  Eksperti i Van Gogh, Martin Bailey, shprehet se piktura ishte “një vepër kalimtare e Van Gogh, kur ai pikturonte me ngjyra të errëta dhe tokësore. “

“Në Paris ai zbuloi Impresionistët dhe kjo e bëri që të eksploronte ngjyrën,” shton Bailey. Sipas studiuesit të artit Bailey, skena e përshkruar në pikturë ishte vetëm një shëtitje e shkurtër larg nga banesa ku Vincent dhe vëllai i tij po jetonin atëherë. Kisha e famshme Sacré-Cœur që tani dominon zonën ishte në ndërtim e sipër.

“Në kohën e tij, mullinjtë ishin bërë një qendër argëtimi,” vazhdoi ai. “Pa dyshim që Vincent hynte herë pas here për të pirë, kur kishte disa franga në xhep.” Van Gogh u largua nga Parisi për në jug të Francës në 1888. Ai vdiq afër Parisit në korrik 1890.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: