Categories Kulture

Restaurohet Ura e Ali Pashës në Tepelenë, Rexha për ATSH-në

Në urën e Ali Pashë Tepelenës kanë nisur punimet për restaurimin e këmbëve të saj.

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër Pezana Rexha tha për ATSH-në se “punimet për restaurimin e këmbëve të urës janë në vazhdim të punës së nisur vitin e kaluar, e cila u la në mes për shkak të shtimit të prurjeve të lumit”.

“Përveç këmbës së rrezikuar që ndodhet në rrymën e lumit, e cila u bë dhe me mur, por nuk përfundoi atëherë aktualisht kanë gërmuar dhe te këmbët e tjera në anën e përtejme të lumit dhe kanë filluar forcimin e tyre me garbiona (kubik me rrjet teli të mbushur me gurë)”, – tha Rexha.

Sipas saj, vitin e kaluar kjo gjë u bë dhe te dy këmbë të tjera në anën e përtejme pra në të djathtë të rrjedhës së lumit.

Ura e Ali Pashës, ose ndryshe Ura e Dunavatit, është pjesë e një kompleksi të madh të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, në fillim të shekullit 19. Ujësjellësi u ndërtua për të furnizuar çisternat e kështjellës me ujë nga Mali i Sopotit, 10 kilometra larg. Gjirokastra nuk kishte ujë në atë kohë dhe Ali Pasha pa nevojën urgjente të kësaj strukture.

Ura është rreth 30 minuta larg nga Gjirokastra. Ujësjellësi u shkatërrua thuajse tërësisht në vitin 1932, por ky seksion në lagjen Dunavat ka mbetur ende. Një pamje e vërtetë e kësaj ure të famshme mund të shihet në pikturat e Eduard Lear, poeti dhe piktori i madh britanik, që udhëtoi në këtë zonë në mes të shekullit të 19.

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën shkojnë edhe tek ura historike. Gjirokastra ka shumë potencial si atë natyror, historik e kulturor, por ajo që është e rëndësishme mbetet investimi në ruajtjen e këtyre vlerave që i japin formë këtij qyteti. /k.s/j.p/ ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME