Categories Kulture

Revista amerikane (1929) / Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shkurt 2022

“Municipal News and Water Works” ka botuar, në muajin shkurt 1929, në faqen n°34, një shkrim në lidhje me instalimin e një pajisjeje moderne për shkarkimin e ujërave të zeza në Legatën amerikanë në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

“Kjo është një histori nga Tirana, atdheut të mbretit Zog të Shqipërisë, dhe duket sikur duhet të fillonte “Një herë e një kohë”, nëse do të ishte një histori zanash, por kjo është një histori e vërtetë dhe i përket kohës së tashme, 1929.

 Tirana ndodhet në veriperëndim të Greqisë dhe Mbreti Zog është sovrani më i ri në Evropë, dhe duke qenë një mbret modern, ai donte disa përmirësime moderne, kështu që muajin e kaluar Tirana u furnizua me drita elektrike për herë të parë në historinë e saj.

Pavarësisht mbretit të ri dhe modern dhe dritave elektrike të reja dhe moderne, Tirana është ende një qytet që shfaqet si një përrallë, sepse rrugët janë të paasfaltuara dhe nuk ka trotuare. Në të dy anët e rrugës së ngushtë kryesore, pazaret orientale shfaqin mallrat e tyre — mallra të të gjitha llojeve.

 Në këtë qytet nuk ka sinjale “Stop e Kalo – Stop and Go” dhe gomerët e ngarkuar me mallra dhe gratë që mbajnë shishe uji mbi kokë tunden me njëra-tjetrën në rrugë dhe e drejta e kalimit i takon më të fortit.

 Këtu, pra, në këtë qytet me emrin që tingëllon si përrallë dhe mjedisin e tij mesjetar, është shfaqur një nga llojet më të fundit të shkarkimit të ujërave të zeza të njohura për qytetërimin. Sapo u disponua (mundësua) fuqia e nevojshme për funksionimin, ky instalim modern hidraulik u zgjodh nga Legata Amerikane në Tiranë.

 Për shkak të mungesës së mekanikëve që janë të njohur me këtë lloj pajisjeje dhe për shkak se pjesët e riparimit, nëse nevojiten, do të ishin të vështira për t’u marrë, inxhinierët që punonin për Legatën Amerikane i kushtuan vëmendje këtyre çështjeve, dhe për këtë arsye prodhuesit e “Nxjerësit të ujërave të zeza Flush-Kleen – Flush-Kleen Sewage Ejectors” janë të kënaqur që ky lloj pajisjeje është zgjedhur për këtë punë.

 Pra, “Flush-Kleen Ejectors” kanë shkuar të punojnë në tokën e mbretit Zog dhe ndoshta nuk do të kalojë shumë kohë që vendasit dhe mbreti modern të marrin thirrjen “Tirana më e madhe dhe më e mirë” dhe magazinierët (tregtarët) e Tiranës do të duhet të zhvendosen në lagjet e tjera për t’i hapur rrugë rulit me avull.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME