Categories Kulture

Sarandë, piktori Leonardo Voci ekspozitë me 120 punime në vaj

iktori Leonardo Voci çeli së fundmi ekspozitën e tij vetjake në Sarandë me rreth 120 punime, kryesisht në teknikën e vajit.

Frekuentues të ekspozitës ishin dhjetëra artdashës, turistë vendas e të huaj.
Edhe në këtë ekspozitë Voci komunikon me publikun nëpërmjet dominimit të ngjyrave të miksuara dhe përcjell stilin e tij karakteristik modernist.

“I përkas artit modern abstrakt dhe formave të të pikturuarit që janë bashkëkohore dhe që aplikohen në Evropë dhe SHBA”, tha Voci.

“Nuk jam artist tematik dhe as politik. Kam ngjyrën dhe dua t’i flas publikut me ngjyra”, tha piktori Voci.

Sipas Vocit, kjo ekspozitë, udhëtoi drejt Sarandës, si një kumt mirësie dhe dashurie për këtë qytet dhe njerëzit e tij artdashës e mikpritës të tij.

Një kënd të veçantë zinin në këtë ekspozitë edhe motivet nga Saranda, punuar enkas nga autori për këtë paraqitje.

Në çeljen e ekspozitës kryebashkiaku i qytetit bregdetar Adrian Gurma e përgëzoi autorin për ekspozitën duke e vlerësuar si një ngjarje kulturore e një lloji të veçantë në vargun e shumë veprimtarive kulturore, që po organizohen gjatë këtij sezoni veror turistik në Sarandë.

Në harkun kohor të dhjetë viteve të fundit kjo është ekspozita e dytë e autorit e çelur në Sarandë si një bashkëpunim me bashkinë e qytetit dhe Qendrën Agjencia AJMMI./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME