Categories Kulture

Sevasti Qiriazi, nismëtarja e shkollës së vashave

Atdhetarja dhe nismëtarja e organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi u nda nga jeta më 30 gusht 1949.

Ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll.

Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë.

Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të kësaj shkolle. Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit.

Sevasti Qiriazi ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin. Në vitin 1920, u kthye në Shqipëri dhe hapi institutin femëror “Kyrias”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon foton e portretit të saj si dhe një pjesë nga drama “Foleja Kombëtare” e cila gjendet në AQSH, vepër e institutit “Kyrias”./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME