Kulture

Shfaqja “Jetët Private” e trupës teatrale vlonjate në “KoKo fest” të Korçës (Foto)

Nga Genc Demiraj

Se ndoshta mbrëmë ishte edhe vonë, dhe nuk mundëm ti thoshim të gjitha mbi suksesin e shfaqjes “Jetët Private” të trupës sonë të teatrit, këtu në festivalin e komedisë “KoKo fest” Korçë 2021. U mjaftuam vetëm me fjalët përmbledhëse ekzaltuese, “sukses në KoKo fest” dhe “emocione pa fund”, sepse në fund të fundit entuziazmi i tillë ishte, shpërthyes…!

Befasia më e bukur e festivalit, u quajt nga organizatorët shfaqja jonë ! Një spektakël i vërtetë, një lojë brilante aktoriale, një harmonizim perfekt i gjithë komponentëve, u shprehën pa doreza shumë nga kritikët e pranishëm…!

Na kënaqët, na keni dhuruar një nga shfaqjet më të bukura, bravo…ishin pothuaj në një zë shumë nga publiku dhe kolegët e shumtë…! Vetëm juria ishte “hermetike”, e heshtur, e ftohtë, e vëmendshme, korrekte për hir të detyrës, por që në shtrëngimet uruese të duarve për hir të profesionalizmit e lëshonin pa teklif urimin: Ju lumtë !

Për nji mend dhe pa modesti, shfaqja jonë e mbrëmshme ishte e shkëlqyer. Një lojë brilante aktoriale, si asnjëherë më parë, të mrekullueshëm Lori Gjeçi, Tan Islami, Matilda, Margenti… Të çlirët, konkret, të besueshëm, me role të realizuara dhe të skalitura artistikisht duke i qëndruar besnik konceptit dhe zgjidhjes regjisoriale të Eliona Thomarajt…! Një shfaqje e madhe në “KoKo fest”…! Një mbrëmje e paharruar në Korçë…!  Një paraqitje dinjitoze, që tërhoqi seriozisht vëmendjen e publikut, jurisë dhe kritikës shqiptare…! Gjithësesi misioni artistik i trupës sonë në “KoKo fest” përfundoi me shumë sukses.Fjalën tani e ka juria… !

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: