Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britaninë e Madhe, portreti i sulltanit Sulejmani i Madhërishëm është shitur për 350 mijë sterlina.
Ankandi i titulluar “Bota Islame dhe Artet e Indisë” u zhvillua online dhe nëpërmjet telefonit.Portreti i Sulejmanit të Madhërishëm u ofrua për shitje fillimisht në një vlerë prej 60 000 sterlinash. Pas ofertave çmimi i portretit është rritur në 350 000 sterlina.
Ende nuk është bërë i ditur emri i personit ose institucionit që e ka blerë portretin. Blerësi bashkë me taksat do të paguajë 438 000 sterlina.
Ndërkohë edhe portreti i vajzës së tij, Mihrimasë, e bërë në shekullin XVII është shitur për 60 mijë sterlina. Vlerësohet se është një vepër shumë e rrallë. Portreti e tregon Sulejmanin në moshën 43-vjeçare. Portreti ka dimensionet 22,7 X 17,5 centimetra.