Categories Kulture

Shoqata “Rumia” nga Ulqini ja paguan dënimin kolegut Irfan Domnori nga Shkodra

Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti e bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra. Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore, shkruan Ulqini Online.Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e geshtenjës” z. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit malazez me një gjobë prej rreth 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini. Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra.Burimi: Ulqini-online

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME