Categories Kulture

“Shota” në Zvicër, shkolla e valles shqiptare që mban gjallë traditën

Dëshira dhe pasioni për vallen shqiptare e sidomos dëshira për ruajtjen e kësaj trashëgimie në vend të huaj çuan në krijimin e shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota“ në Zvicër, në vitin 1993.

Nëpër këtë shkollë, që u krijua nga Lirie dhe Agron Bajrami, si dhe dy fëmijët e tyre, Shkëndije dhe Flamur, që nga fillimi deri tani kanë kaluar shumë të rinj e të reja, të cilët përveç se kanë mësuar vallet shqiptare, edhe më shumë kënaqësi kanë luajtur nëpër skenat e ndryshme në Zvicër dhe vende tjera të Europës Perëndimore si në Gjermani, Francë, Luksemburg, Austri, pastaj në Strugë. Por, kulmi i të gjithave ishte paraqitja në skenën e Festivalit Kombëtar të Folklorit në Gjirokastër në vitin 2015.

Koreografia dhe udhëheqësja artistike e shkollës së vallëzimit “Shota”, Shkëndijë Bajrami-Bytyçi, në një intervistë për ATSH-në tregon sesi lindi ideja për krijimin e kësaj shkolle dhe kontributin që ajo jep në promovimin e traditës shqiptare.

“Kjo shkollë në fillimet e saj në 1993 filloi me një grup shumë të vogël, me gjithsej 4 persona, të cilët ishin anëtarët e parë të këtij grupi të vallëzimit, babi im Agroni, nëna Liria, unë dhe vëllai im i vogël Flamuri, i cili ende pa i bërë hapat e parë nëpër oborr, i bëri në skenë i veshur me veshje kombëtare dhe me një shpatë në dorë që ishte më e gjatë se trupi i tij njomë”, – shprehet Bajrami-Bytyçi.

Më tej thotë ajo “këtij grupi prej katër vetash, iu bashkuan të rinj dhe të reja duke e shndërruar këtë grup të vogël, në një shkollë të madhe vallëzimi, në të cilën u mësua dhe po vazhdon të mësohet të ecurit shqip, si thoshte shpeshherë themeluesi dhe udhëheqësi Agron Bajrami, duke e shndërruar me kohë këtë thënie në moto të kësaj shkolle, në të cilën përgjatë këtij çerekshekulli, pothuajse rreth 700 nxënëse e nxënës i mësuan vallet e bukura shqipe”.

“Unë mendoj se vallja nuk njeh moshë të caktuar, por tek ne valltari më i ri (i vogël), është Arti, 3 vjeçar ndërsa më i moshuari është rreth 50 vjeç”-, shton ajo.

Koreografia dhe udhëheqësja artistike e kësaj shkolle shprehet se “duke e parë nevojën që fëmijët që lindën dhe rriten në mërgim të mos harrojnë se nga vijnë të parët e tyre dhe të njihen me kulturën dhe traditat e të parëve të tyre, ne si Shkollë kemi luajtur një rol të rëndësishëm të prezantimit të kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, por edhe të ruajtjes, kultivimit, krijimit, shpalosjes dhe vënies së saj në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar gjithandej Zvicrës dhe shumë vendeve të tjera të Europës Perëndimore”.

Lidhur me kontributin që jep kjo shkollë në promovimin e traditës e kulturës shqiptare, Bajrami-Bytyçi shprehet se kjo shkollë është bërë e dashur nga publiku shqiptar dhe ai Zvicrës.

“25 vjet punë e angazhim, disa qindra paraqitje para publikut, gjithnjë e freskuar me valle të reja, gjithnjë me numër më të madh valltarësh, me fëmijë e të rinj të lindur e të rritur në Zvicër, me gjithë koloritin e veshjeve kombëtare nga veriu e jugu, nga lindja e perëndimi i atdheut, pa ndarje krahinore e kufi mes tij, gjithnjë e prirë nga flamuri kombëtar, e duartrokitur dhe e mirëpritur nga të gjithë shikuesit pa përjashtim, e bënë “Shotën“ e Zvicrës të njohur, të dashur e të dëshiruar nga publiku shqiptar e vendor”, theksoi Bajrami-Bytyçi.

Por, sa janë të përfshirë shqiptarët në mësimin e valleve shqiptare, Shkëndija shprehet se “interesimi për vallet shqiptare është shumë i madh, për këtë arsye janë formuar edhe shumë Grupe të vallëzimit në Zvicër”.

Në 10 nëntor të këtij viti u organizua në Schlieren të kantonit të Zyrihut festa e 25-vjetorit të krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”. Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.

Një vlerësim për themeluesin e kësaj shkolle, Agron Bajrami, i cili ka ndërruar jetë në mars të këtij viti, erdhi edhe nga Drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Albana Krasniqi Malaj.

“Shpirti i Agron Bajramit u end nga jugu në veri, përcolli bijtë e bijat e veta dhe të ‘Shotës’ në valle triumfale, mes krenarisë dhe dhimbjes. Publiku e duartrokiti fort. Faleminderit Lirije, faleminderit Agron! Jetë të gjatë Shotës”, u shpreh Albana Krasniqi Malaj./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME