Categories Kulture

Shqipëri – Itali, bashkëpunime të reja për restaurimin e monumenteve të kulturës

Shqipëri – Itali, tashmë do të kenë bashkëpunime të reja në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës.

Në ambientet e Institutit të Monumenteve të Kulturës, drejtoresha e IMK-së, Arta Dollani zhvilloi një takim me një grup ekspertësh italianë nga Fondazione Flaminia, fondacion mbështetës i Universitetit të Bolonjës në Ravena si dhe me përfaqësues nga studio të tjera italiane të specializuara në fushën e restaurimeve.

Takimi i mbajtur kishte për qëllim prezantimin e punës së institucioneve dhe fondacioneve prezente, të bashkëpunimeve të mëparshme me Shqipërinë dhe si ndarjen e eksperiencave në fushën e restaurimeve.

Gjithashtu, u diskutua në hollësi rreth mundësive për bashkëpunime konkrete, për të cilat ekspertët italianë shfaqën gatishmërinë e tyre lidhur me rritjen e kapaciteteve, vënien në dispozicion të njohurive në fushën e restaurimit dhe të mundësisë për aplikimin konkret të këtyre njohurive në objekte apo site të trashëgimisë kulturore në Shqipëri./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME