Kulture

Shqiptarja fiton çmimin e parë të konkursit në Turqi

Një 14-vjeçare shqiptare ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Edicioni i katërt i këtij kompeticioni u mbajt në Turqi ndërsa pjesë ishin mbi 30 konkurrentë nga disa shtete të botës.

Me një zë brilant dhe një performancë të shkëlqyer Albana Bajraktari ia doli të renditet e para mes 30 konkurrentëve në edicionin e katërt të Golden Star Kids International, të mbajtur këtë tetor në Turqi. 14-vjeçarja shqiptare, mori çmimin e parë për kanto teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera.

Me kurorën e çmimit në kokë dhe flamurin shqiptar në supe, Albana u prit ashtu si fituesit e meritojnë. Ajo tregon vështirësitë e një garë ku pjesë ishin talente nga shumë shtete të botës.

“Jam akoma e shokuar se nuk e prisja. Kam punuar shumë me këngët për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja, ndihem jashtë mase e nderuar që më ka rënë mua shansi t’ia dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull,” tha 14-vjeçarja.

Muzika dhe veçanërisht kanto është pjesë e pandarë e jetës së saj. “Unë nuk jetoj dot pa kanto, është pasioni im, e ardhmja ime, ajo me çfarë jetoj unë,” u shpreh Bajraktari.

Kjo është hera e parë që Shqipëria triumfon në Golden Star Kids International, ndërsa Albana Bajraktari premton se përmes talentit të saj do t`i dhurojë vendit të tjera çmime./OraNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: