Categories Kulture

Shuhet aktorja Mesarete Imeraj. Lilo Labja, që frymëzoi skenaristët për filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”.

Lilo Labja është personazhi që plagoset në film, ndërsa skena nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e partizanes.

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që u përjetësua në film nga aktorja Yllka Mujo.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 

17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit  me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë,  asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

Siç njofton familja, Imeraj do të përcillet sot në banesën e fundit ( e shtunë) në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME