Në situatën e izolimit të krijuar nga pandemia, arti dhe muzika kanë ditur të kapërcejë muret e distancimit social duke bashkuar mijëra zemra.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot tingujt dhe interpretimet e Ansamblit Popullor për të përcjellë mesazhet e tij në këtë situatë, ku ajo që kërkohet nga çdo qytetar është mbi të gjitha distancimi social dhe respektimi i të gjitha rregullave të vendosura nga autoritetet shtetërore.
“Mirëmëngjes. Kur vjen puna tek këta, nuk ka shqiptar që nuk i do. Si asnjëherë muzika jonë popullore qytetare online”, tha Rama. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor ka çelur sezonin artistik online “Ndiq opera me pizhama” gjatë gjithë muajit prill në Youtube dhe Facebook.