Categories Kulture

Si u rrënuan dhe u zhdukën njëri pas tjetrit qytetet Aulon, Orikum dhe Amantia nga popujt barbarë

I lindur në një familje ku  të parët e tij kishin dhënë edhe jetën për Shqipërinë, u edukua me atdhedashuri .Neili ishte mëkuar nga babai i tij me frymën e dashurisë për vëndin, të cilën më vonë ndër vite e shpërndau atë ndër breza dhe la pas dorëshkrime të pafundme mbi historinë e shumë qyteteve shqiptar, që përjetuan luftra e pushtime. Dorëshkrime që e kanë zanafillën që nga viti 1314-të.

Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qënë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e fetare më e hershme e trevës labërore e më gjerë. Ajo falë pamjes mahnitëse dhe pozicionit gjeo-strategjik të saj ka qënë syri, veshi, parzmi dhe shtylla kurrizore e luftrave për liri e pavarësi, si dhe burim i pashtershëm urtimi e frymëzimi atdhedashës për bashkimin e trojeve të kombit Shqiptar në një shtet të vetëm.

Periudha e mesjetës në territoret  arbëre kishte ardhur me nje rrebesh luftrash që as bizanti nuk mundi tu bënte ballë. Historiani Neil Shehu në mjaft dorëshkrime dhe vepra ka analizuar çdo ngjarje me rëndësi historike .

Neili  në matërialin e përfunduar për historikun e Kaninës shkruan:

Në shekullin e XII Kaninën e përmendin dokumentet e Perandorëve Bizantin dhe përshkrimet e Ipeshkivëve  dhe shumë kronika bizantine, sllave e napolitane. E përmend edhe “Eposi frëng” La chanson de Roland” me emrin “Kështjella e Kananit” Dyndjet e popujve barbar që përmbysnin çdo dy-tre vjet Shqipërinë, kishin rrënuar dhe zhdukur njëri pas tjetrit qytetet Aulon, Orikum, Amantia dhe kishin detyruar një pjesë të madhe të banorëve të tyre  të shpërndaheshin në të katër anët , për të kërkuar strehë dhe shpëtim, e ndërsa vet natyra e tokës përbënte një mbrojtje…

Foto e dorshkrimit. Kujdesi i pare i njerëzve që u mblodhën mbi kodrinat e Kaninës, të trembur nga mjerimet që pësuan, ka qënë pregatitje e një vendi të mbrojtur e  të rrethuar me mure. Pikërisht kështu lindi pjesa e kalasë .

Neili nuk kishte hezituar të shkruante dhe të arkivonte  ngjarje të vitit 1018 ku nder të tjera përmendet!

Në vitin 1018 shkrime kishtare e zënë në gojë Kaninën, kalanë dhe kishën e saj. Gjatë  dy luftrave që bëri perandori i  Bizantit Aleksi i I 1081-1118 kundra normanëve të Sicilisë, Kalaja e Kaninës përmendet në shumë shkrime të kohës, sidomos  në lidhje me shkatrrimin e ushtrisë të Boemundit në Vlorë në prill të 1081.

Ana Komnena , vajza e perandorit  në jetëshkrimin e të atit që ka përpiluar në “Aleksiode” që fuqit e Boemundit ishin një pararojë e ushtrisë, e cila pushtoi Brenda një muaji Vlorën, Kaninën, Orikumin dhe mundi të kaloj  nga Tepelena, nga lugina e lumit të Kardhiqit, nga qafa e Skërficës, në fushën e Delvinës dhe të hedhi në dorë edhe qytetin e Butrintos.

I ati i Boemundit, Robert Guiskardi erdhi 6 javë më vonë në token shqiptare. Bab e bir u kujdesuan menjëherë për fortësimin e Kalasë së Kaninës dhe bënë shkatrrime, plaçkitje e përdhunime. Më vonë Kanina  e Vlora u futën nën kufijtë e Dhespotatit të Epirit , Dhespoti Mihali II, martoi bijën e tij me  Elenën me mbretin e Napolit dhe Sicilisë, Manfred Habenstau. Vajzës së tij  dhespoti i dha si pajë një pjesë të tokave që kishin zabtuar dikur Normanët, Durrësin, Vlorën dhe Kaninën. Në kala u vendos një sundimtar i ardhur nga Italia, pushtimi i Manfredit nuk u zgjat. Sundimtari i ri i Italisë jugore Karli I Anzhu, i mori Manfredit trashëgimin, mirpo hasi në disa vështirësi, mbasi në kalanë e Kaninës ishte sundimtar  “Jacques De Balsiniano”që sundonte në Kaninë e Vlorë, si në pasurinë e vet. Në fillim nuk u përul nuk e dorëzoi kalanë, por pak kohë më vonë Karli hyri në marrveshje.

Ndër të tjera Neili rrëfente në dorëshkrimet e tij të hulumtuara dhe studiuar nga dokumenta origjinale se:

Ana Komnena  në “Aleksiode” shkruan që ushtria  normane zbarkoi në Shqipëri dhe ishin rreth  30.000  vet. Kronisti i asaj kohe “Pieten Diakono” thotë se ishin 15.000 vet. Ndërsa referenca dhe kundërshtimi i Roberto Maloterra jep hollësira të rëndësishme. Ai shkruan se pararoja e Beomundit nuk kishte me shumë se 1500 vet, ndërsa ushtria e Robert Guiskardit kishte një fuqi kalorse prej 1300 vetash dhe 6000 këmbësorë të grumbulluar nga popullsia e Italisë jugore.

Neili  në këtë material për kalanë e Kaninës shkruan edhe për një tërmet në mars  të vitit 1273 i cili ka qenë shumë shkatrrues. Përshkrimi I tërmetit shkruan ai gjendet në shumë matëriale e dokumenta të Napolit, veçanrisht në librin e historishkruesit grek të asaj kohe “Pahimereb”

Neili rrëfen për Komnenen  kishte një vajzë të vetme që quhej Rugjina, nënë e bijë jetonin në kalanë e Kaninës në një godinë të madhe. Komnena mbante 200-300 trima të armatosur që ruanin kalanë.  Me 1391 Rugjina u martua me Mrksha Zarkovicin, djalin e kreut te Krahines së Zetës në Mal të Zi (Zharko Mrkshicit), që ishte fis me mbretin dhe princa serbe si dhe me Perandoreshën e Bizantit.

Në këtë pershkrim të hulumtuar shkruhet se burri i Rugjinës ishte i pamshëm, trim por shumë llafazan e mburravec. Pas martese Rugjina me Mrkshan u kthyen të jetonin në Kaninë për të administruar vilajetin e saj Kaninën së bashku me të ëmën Komnenën, që ishin të dyja trime e burrnesha. Por më 1396  Komnena vdiq dhe u varros në kishën e Shën Mërisë e pas saj me 1414 vdiq edhe Mrksha Zarkovici (thuhet se ka vdekur ne Itali). E mbetur kështu vetëm, pricesha Rugjinë kërkoi disa herë ndihmë nga Venediku, por vec se me premtime ajo asnjëherë nuk u ndihmua, pasi Rep. e Venedikut në këtë kohë nuk donte t’i prishte marrdhëniet me Turqinë, që donte të shtrinte influencën e vet në këtë zonë. Në këto kushte të rënda, e dëshpëruar Rugjina u detyrua të mbyllet në Kalanë e Kaninës.

Më 17 Qershor 1417 ushtria turke nën komandën e Hamza bej Evremozit hyri në luftë dhe pushtoi Vlorën e Kaninën. Në këto rrethana Rugjina doli natën nga kalaja dhe së bashku me sekretarin e saj Nikolla Zhorka mori rrugën nga Shashica, zbriti në buzë të detit e duke kaluar nëpër Radhimë zuri kalanë e Gjon Boçarit.

Pasi ajo mblodhi rreth 300-luftëtarë nga krahina jonë u mundua të organizonte rezistencën kundër turqëve në këtë kala dhe në Shkalla në Radhimë. Meqënëse kalaja në fjalë në rastin konkret nuk kishte vlera ushtarake dhe se trupat i kishte të pamjaftueshme për t’u bërë qëndresë turqve ajo hoqi dorë nga vazhdimi i luftës. Kështu në një nga ditët në vazhdim Rugjina e shoqëruar edhe nga trimat e saj u detyrua të kalojë qafën e Llogorasë e nëpërmjet Himarës me anije shkoi ne Korfuz.

Neili  arkivoi dokumenta dhe shkrime me fakte të rëndësishnme në një kohë kur nuk ekzistonte asnjë mundësi studimi apo hulumtimi në institucionet e kohës apo në sistemin e kohës kur ai mblodhi kaq shumë matëriale historike. Mesa duket sistemi asaj kohe nuk e la të nxirrte në dritë thesarin e madh të hulumtimeve dhe studimeve.

Neili  në dorëshkrimet mbi historikun e Kaninës, referuar Revistës “Shejëzat”

Më 21 tetor 1848 në kalanë e Kaninës ngjitet edhe artisti anglez “Edëard Lear” ku realizon një vizatim në të cilin duket mjaft mirë kulla e sahatit . Ky është dokumentimi i parë deri më sot i kullës së sahatit. Më 28 tetor  siç shprehet  Lear “përpara se dielli të fundosej poshtë ai realizon edhe dy vizatime të tjera nga Kanina.

Në njërin prej këtyre dy vizatimeve të realizuara  kulla e sahatit si ndërtim arkitektonik mbi kullën fortifikuese është shumë i lexueshëm .Por me hyrjen edhe me qëndrimin e ushtarëve turq deri më 1850, kalaja u shkatërrua edhe më tepër, sepse kur dolën morën me vete topat e fundit edhe prishën gjithë godinat që qëndronin ende në këmbë. Mendojmë se këtë fat mund të ketë pësuar edhe kulla e sahatit. Jetëgjatësia e saj mund të ketë qenë shumë e shkurtër vetëm disa vjet nga koha e ndërtimit dhe shkatërruar më 1850.

Ky është fakti që albanologu Han (1854) si studiues, por edhe si një dëshmitar okular nuk e përmend kullën e sahatit në kalanë e Kaninës, ndonëse përshkruan hollësisht planin e kështjellës krahasimisht me ato të Akrokorintit, të Patrasit dhe fortesat e tjera të këtyre viseve, por njëherazi përshkruan edhe për banesat e familjes së sundimtarit dhe i cilëson gërmadha.Nga një vizatim i vitit 1884 realizuar nga drejtori i minierës së Selenicës Ing. Barthélemy ku ka paraqitur kalanë e Kaninës në aksonometri ambjenti i këmbanës i kullës së sahatit nuk duket.

Më 1891 kulla e sahatit në kalanë e Kaninës u meremetua dhe në të u vendos “sahati i Kaninës”, i ardhur nga Gjermania. Me interes të veçantë është shënimi në trokën e saj, ku thuhet se ajo i ishte dhuruar kishës (Shën-Onufrit të Kaninës) nga Gjergj Arianiti.

Edhe Eqrem bej Vlora në librin e tij “Kalaja e Kaninës dhe shkrime të tjera” na informon se “nga banesa që kishte ngritur Zejnel pasha, kishe mbetur në këmbë deri në vitin 1919, një kullë gjysmë e shkatërruar; më 1891 u meremetua edhe u vendos në të sahati i katundit të Kaninës”. Më pas ai vazhdon: “pas ushtarëve turq (1850) shtatëdhjetë vjet pas kësaj kalaja mbeti në dorë të zotit dhe mëshirë të njërëzve, deri sa, më 1916 e zuri ushtria italiane.

Neili ishte personalitet i kulturës dhe  i profesionit me të cilin punoi vite e vite të tëra. Jeta e tij mes kumtesave akademike e shkrimeve mbi historinë e Shqipërisë mbeti në memorien e shumë njerëzve që e njihnin dhe ishin nxënës apo kolegë të tij.

Disa prej punimeve të Neilit të përfunduara dhe gati për botim mbajnë emrin:

Periudha e Lashtesisë

Periudha e mesjetes

Historiku I Kanines

Federata e Atdheut

Historiku i Arsimit te Rrethit Vlore , nga periudha e lashte ilire e deri në vitin 1920

Volumi 2. Historiku i Arsimit i rrethit Vlore 1920-1944

Lufta e Vlores

Historiku i katundeve te Vlorës

Historiku i “Luftës së Drashovicës”

Ngjarje me rëndësi në Kosovë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME