Kulture

Sikur…Poezi nga Zamira Agalliu

Bëra sikur të isha në një ëndërr,
Në ballë të anijes sikur lundroja.
Sikur hapa dyert e gjithë ishujve
Këngët e kohërave sikur dëgjoja.

Bëra sikur nuk e doja të vërtetën,
Klimën politike sikur shumë e dua.
Bëra dhe sikur i urrej shumë poetët
Që ngopin me sikur… ty edhe mua.

Sikur dëshirës i ktheva një përgjigje
E shpresën nuk e mbulova me sikur.
Jetët që ikin sikur në çast i ktheva
Dhe mëdyshjt e mia, nuk i lash sikur…!
a@z Nga Zamira Agalliu.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button