Categories Kulture

Sokol Guga, krah emrave të mëdhenj të artit dhe biznesit!

Sokol Guga, krah emrave të mëdhenj të artit dhe biznesit! Një emër jo pak i njohur ne botën e showbiz-it, me nje energji të pakonkurueshme dhe me një nuhatje artistike të jashtëzakonshme. Ky është Sokol Guga, producenti e prezantuesi i cili cdo vit vjen me një risi në tregun mediatik shqiptar.

Këto kohë është e vështirë ta takosh, pasi angazhimi i tij është spektakli i përvitshëm “Krishtlindje në Tiranë” të cilin Guga Production e realizon në bashkëpunim me televizionin kombëtar Klan Plus. Ky edicion i shtatë vjen ndryshe, ndryshe sepse për herë të parë ne skenë do të ngjiten emrat e njohur të artit shqiptar por edhe nga bota e biznesit.

Artistët e këtij edicioni tashmë janë bërë publik nga producenti Guga si këngëtaria: Liljana Kondakci, Myfarete Laze, Kozma Dushi, Eranda Libohova, Redon Makashi, Fitnete Tuda, Mariza Ikonomi, Kamela Islamaj, Festina Mejzini, Xhesika Polo, Gerald Celibashi dhe artistia Alisa Luzi.

Të ftuar ndërkombëtar janë, këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi, fituesja e festivalit europian EuroSong 2004 Ruslana, dhe grupi i famshëm Rednex, të cilët do të elektrizojnë sallën. Por ky edicion vjen për herë të parë dhe me 9 prezantues. Duhet thënë se është hera e parë qe në historinë e televizionit por edhe në gjininë e spektaklit, vjen një program artistik me 9 moderatorë.

Sokol Guga do të ftojë në skenë, prezantuesin e autorin e mirënjohur Albert Dumani, biznesmenen e suksesshme Antonela Hako, avokatia e mirënjohur shqiptare, e cila ndiqet cdo të dielë në rubrikën e saj “Shihemi ne gjyq” Eni Cobani e cila do të ngjitet për herë të parë në një skenë të mirëfilltë, spikerin e lajmeve, ikonën e RTSH Dhimitër Gjoka, Miss Albania 95 e moderatoren Hygerta Sako, biznesmenen e fuqishme Florentia Xheka, prezantuesen e mirënjohur Silvana Brace, presidenten e Radio Televizionit 21 ne Kosovë Afërdita Saracini Kelmendi si dhe Ina Jaupi, ish studente e gazetarise dhe nje figurë e re në këtë sipërmarrje të madhe.

Sokol Guga është kujdesur për të gjithë brezat që janë dashamirës të produksionit “Krishtlindje në Tiranë” duke ngjitur në skenë nga një përfaqësues të brezit të tyre. Skenografia e spektaklit i është besuar si cdo vit, mjeshtrit Bashkim Zahaj, i cili duket se këtë edicion ka hequr dorë nga teknologjia dhe do të sjell një skenografi tërësisht bazuar në konstruksionin metalik.

Stafi realizues premton një super spektakël si cdo vit, ku teleshikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin në datë 25 Dhjetor, në televizionin Klan Plus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME