Categories Kulture

“Sokol Guga mbledh shqiptarët e pasur nën moton e Shën Terezës”

“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” spektakli më i madh humanitar që do të realizohet për herë të parë në Shkup (Maqedonia e Veriut) Një spektakël i madh, ku do të nderohen me cmimin e “Nënë Terezës” 15 personalitete të cilët kanë realizuar vepra të mëdha humanitare në jetën e tyre, por që nuk e kanë “bërtitur filantropinë e tyre.
Për rreth dy orë transmetim të drejtëpërdrejtë, publiku do të njoh emrat e bamirësve të mëdhenj shqiptar, nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora.

Emra të mëdhenj të muzikës klasike por edhe artist të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje si: tenori Kastriot Tusha, këngëtaria Kejsi Tola, orkestra me 40 instrumentist të cilët do të shoqërojnë artistët në skenë, ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe të ftuar specialë, grupi i famshëm që vjen enksa nga Spanja, “Las Ketchup” me një rekord shikueshmërie prej 200 milion shikues dhe me 20 milion albume të shitur në të gjithë botën.

Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment i madh humanitar do të zhvillohet në muajin Qershor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë që edicioni i parë i spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” ka patur edicionin e tij të parë në muajin Shtator të vitit 2019 në Prishtinë, në sallën “1 Tetori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME