“SONTE HËNA” Mysafir në “Katina Papa”Livadhja. Panajot.Boli ,mesues,gazetar dhe shkrimtar,me vellimin e tij më te fundit,sot ishte mysafir në qendren Kulturore”Katina Papa”.Shkolla e Mesme e Livadhjasë,në bashkpunim me Drejtorinë Arsimore Finiq-Dropull dhe drejtorine e Kultures në Bashkine Finiq,zhvilluan promovimin e librit “Sonte Hena”Pjesmarres:nxenes dhe mesues te shkolles,miq te autorit Panajot Boli,shkrimtar dhe gazetar te Jugut,perfaqsues te mediave etj.
Në 36 skica e tregime,qe përfshihen në kete vellim të ri,autori evokon ngjarje nga jeta e tij si student,mesues,gazetar por edhe si veprimtar shoqeror.Në art dhe ne letersi,në pergjithesi,krijimtaria ka tri kohë,në kuptimin gramatikor.E sotmja,kur autori shkruan,e shkuara prej nga ai merr lenden e parë dhe e treta,koha e ardhme ,për te cilën përcillet krijimtaria.Në kete vëllim,Panajoti i përfshin me cilesi të larte artistike,të tri keto kohë.
Edhe pse “huazon ” subjekte nga e shkuara,ato janë aktuale për edukimin e brezit të ri,kryesisht ,por gjithkush prej nesh, gjen aty mësime për te ecur drej te ardhmes.”Fqinja ime e çuditeshme””Thethi na priste””Haraçi i hidhur”janë,si të thuash, shtylla e fuqishme e vellimit”Sonte Hena”mbi të cilen qendrojnë edhe 33 tregimet apo skicat e tij.
Mbresa e perjetime nga ky liber dhanë Ziso Lluci,Thanas Dino,Ermir Hoxha,Shkelqim Hajno,Sofokli Mekshi,Engjellush Serjani,kolege mesues të Panajotit etj.Veprimtaria e ideuar me lexim të pjeseve më pikante të ketij vellimi me prozë,nga nxenes të shkolles së mesme e beri edhe më emocionuese këtë veprimtari promovuese.
Në një kend te skenes autori kishte ekspozuar një pjese të krijimtarisë tij te viteve te fundit siç janë”Nostalgjia çapitet në rruget me kalldrem” ,”Sonte Hena”në gjuhen shqipe dhe “Flimena matja”,pasi autori Panajot Boli si shkrimtar nga minoriteti grek në Shqiperi,shkruan po aq bukur e saktë ,në të dy gjuhet,në ate amtare por edhe në gjuhen e vendit ku jeton e krijon,aty ku u shkollua dhe korri suksese të shumta në të gjithë sferat e jetes.
Në mbyllje te kesaj veprimtarie kulturore e artistike,shkrimtari Panajot Boli ,falenderoi organizatorët e promovimit,nxenesit ,mësuesit , drejtuesit e shkollave si zotrinjtë,Murati,Xhollo ,dhe në veçanti drejtorin e Zyres Arsimore z. Ziso Lluci etj.
Për koleget e tij gazetare e shkrimtarë, autori kishte një kerkese të veçante:priste kritikë për krijimtarinë e tij te deritanishme,por që nuk ia dham ate kenaqesi,pasi do të organizohet një tjeter takim për të bërë