Kulture

Sopranoja shqiptare emocionon në La Scala: Magjike! As në ëndërr nuk e kisha imagjinuar

Sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani ka emocionuar me paraqitjen e saj në La Scala duke marrë duartrokitjet e gjatë të publikut. Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Kamani shprehet se as në ëndrrat më të bukura nuk e kishte imagjinuar një natë magjike si ajo e mbrëmshmja në rolin e Gildës.

“Nuk mundem dot te gjej fjalet e duhura per te shprehur emocionin qe kam perjetuar. Nuk e kisha imagjinuar asnjehere, as ne endrrat e mia me te bukura te isha pjese e nje magjie si ajo mbremshmja. Duartrokitje pa fund, nje Bis dhe Standing Ovation, ishte me shume se nje enderr, me shume. Te debutosh rolin e Gildes ne Teatrin e La Scales me nje nga Rigolettot me te medhenj ne historine e lirikes si Leo Nucci, me nje nga dirigjentet absolutisht me te medhenj si Maestro D.Oren, me nje nga regjizoret me te medhenj si G Deflo, ishte nje siguri e madhe per mua e nuk mund te isha me e mbrojtur se kaq per te debutuar kete rol.

Ndihem e perulur ndaj tyre, ndaj cdo duartrokitje e komplimenti e ndaj gjithkujt qe me ka mbeshtetur. Faleminderit drejtuesve te Teatrit dhe te Accademise per besimin. Faleminderit dy pedagogeve te mi te zemres Znj.Luciana D’Intino dhe M°Josif Gjipali qe me jane gjithmone prane. Faleminderit Zotit,familjes dhe dashurise sime Klod” shkruan Enkeleda Kamani, teksa statusin e shoqëron me pamjet nga paraqitja e saj e mrekullueshme në La Scala.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button