fbpx
Kulture

Sot, 28-nëntor, 108 vite pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë

Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 108 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912. Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur.

Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.

Ajo që e bën ndryshe sot këtë festë është fakti që vendin tonë e ka gjetur të mbërthyer nga pandemia e Covid-19. Kjo sigurisht i lë shqiptarët pa e nxjerrë entuziazmin për të ngritur flamujt kuqez nëpër sheshe e për të brohoritur në emër të Pavarësisë së vendit, siç ka ndodhur çdo vit. Kësaj here, i mbërthyer nga kthetrat e pandemisë.

Shqipëria nuk do ta ndjejë erën e festës së Pavarësisë. Madje autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi sot, duke shmangur grumbullimet, infektimet dhe njëkohësisht gjobitjen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button