Kulture

Tirana në garë për “Turizmi Kulturor Europian 2018”

Tirana është në garë për European Cultural Brand Award 2018++, në kategorinë “Turizmi Kulturor Europian 2018” .

Në garë për European Cultural Brand Award 2018 janë marketingu i landit gjerman Baden-Württemberg, qyteti gjerman Trier dhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Përmes një njoftimi për shtyp ambasada gjermane në Tiranë përgëzoi të gjithë kandidatët, ndërsa theksoi se “ne jemi të dyzuar për cilin qytet të kryqëzojmë gishtat”.

“Le të fitojë marketingu më i mirë kulturor”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Fituesit e garës për European Cultural Brand Award 2018++ do të shpallen më 12 nëntor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close