Categories Kulture

“Tomka dhe shokët e tij” transmetohet edhe në SHBA

Në kuadrin e iniciativës #WomenMakeFilm së kanalit të mirënjohur amerikan TCM (Turner Classic Movies), filmi i njohur i ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, “Tomka dhe shokët e tij” do të transmetohet mbrëmjen e të martës, 20 Tetor në orën 9:15pm (ora lokale) edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi i realizuar në vitin 1977, “Tomka dhe shokët e tij” do ti bashkohet një liste prestigjioze të filmave klasikë më të shquar të botës.

Ky prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re” është një prej veprave më të dashura nga populli shqiptar, ashtu si edhe figura e regjisores së tij, Xhanfize Kekos. Filmi i saj është restauruar dhe pajisur me titra për transmetim ndërkombëtar prej kohësh por përfshirja e këtij filmi në historinë e kanalit TCM është vërtet arritje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Keko, regjisorja e shumë filmave të tjerë si të paharrueshmit “Mimoza llastica,” “Beni ecën vetë,” dhe “Taulanti kërkon një motër,” shquhet për bashkëpunimet e saj me aktorë të vegjël e jo-profesionistë, duke i dhuruar filmave të saj po aq çiltërsi sa edhe copëza të së vërtetës shqiptare të kohës. Filmat e saj prekin problematikat e kohës me një dorë të lehtë, prej këndvështrimit të çmuar por të rrallë-konsideruar të fëmijëve. Me filmat e saj, ajo i bashkohet regjisorëve të kinemasë franceze të viteve 50-të, si François Truffaut me “Les 400 Coups” apo Albert Lamorisse me “Le ballon Rouge.” Ky event historik për kinematografinë shqiptare do të zgjasë vetëm një natë! Ndaj, lajmi duhet shpërndarë si me miqtë amerikanë ashtu edhe me ata shqiptarë të cilët jetojnë në Amerikë në mënyrë që sa më shumë njërëz të festojnë këtë ditë të shënuar për gratë, regjisoret, dhe kinematografinë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME