
Për herë të parë në Shqipëri dhe në teatrin Petro Marko në Vlorë,një komedi muzikore “Vrasje në Paris” një vepër e fundshekullit të 19-të, e komediografit francez Eugene Laviche është ngjitur këtë fundjavë në skenën e “Petro Markos” Nën regjinë e Laert Vasilit dhe një kasti të zgjedhur aktorësh si parodisti Afrim Agalliu, Eva Pango,Artan Islami, Margent Caushi,Viktor Tahiraj,me muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut,shfaqja u ndoq nga publiku vlonjat ,i shumtë në sallë.
Shfaqja një miksim i Parodisë, Satirës dhe Vaudeville-t . Vepra është aktualizuar dhe i flet shqip aktualitetit të ditëve tona. Për regjisorin ,njëheri protagonist i shfaqjes Laert Vasili, emocioni para publikut vlonjat mbetet i papërsëritshëm, ndërsa lidhja e qytetit me parodinë èshtë ajo që e shtyu ta sillte këtë shfaqje në këtë teatër,ndërsa e ka dhe një mesazh për politikën Laert Vasili.
Emocionet e shfaqjes janë përcjellë edhe nga aktori Margent Caushi. Edhe qytetarë ,spektatorë të komedisë muzikore janë shprehur për një shfaqje të bukur që përcolli humor të këndshëm Komedia Vrasje në Paris do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatrin Petro Marko, për tu rikthyer sërish fundjavën e ardhshme.