Kulture

U zhvillua nata finale e Fest-Art 2022 nga shkollat e mesme të qytetit,Organizuar nga teatri Petro Marko dhe bashkia Vlorë

Në një atmosferë emocionesh të mëdha u zhvillua nata finale e Fest-Art 2022. Performanca e shkëlqyer e të rinjve nga shkollat e mesme të qytetit, ngriti peshë sallën dhe cilësia e ofruar prej tyre i dha teatrit “Petro Marko” një frymë të re.

Juria, me kryetar tenorin e shquar ndërkombëtar Josif Gjipali, zgjodhi fituesit në zhanrin e këngës dhe të aktrimit humoristik.

Fitues i vendit të parë në këngë u zgjodh Joel Muhametaj dhe në aktrim Fabian Duraj.

U finalizua gjithçka me premtimin për t’u kthyer në një event të përvitshëm rinor.

Suksese dhe falenderime për punën me përkushtim e talent!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close