Categories Kulture

Vaçe Zela “kthehet” në Lushnje

Një skulpturë në nder të këngëtares Aty ku lindi dhe u rrit e ku nisi karrierën e saj, Vaçe Zela u përjetësua në bronx. Sheshi qendror i Lushnjes mban nga sot një skulpturë të legjendës së muzikës shqiptare. Një çast nga interpretimi i këngës “Moj e bukura Arbëri” është fiksuar në një shtatore dy metër të lartë, e punuar nga Arben Bajo.

Pjesë në ceremoninë e inaugurimit, familjarët e Vaçe Zelës nuk i fshehën emocionet.

Për artistët shqiptarë, të ardhur posaçërisht për këtë ditë në qytetin e Lushnjes, Vaçja ka qenë dhe mbetet shkolla  më e madhe e muzikës për çdo këngëtar. Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Vendosja e skulpturës është bërë një ditë përpara 100-vjetorit të ngjarjes historike të kongresit të këtij qyteti. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME