Categories Kulture

Vefi Redhi, nga Shqipëria në Greqi, një jetë në skenë

Aktorja e mirënjohur shqiptare Vefi Redhi ndodhet prej vitesh në Athinë, ku dhe vijon veprimtarinë e suksesshme artistike. Paralelisht, si një ndër intelektualet më të integruara në shoqërinë vendase dhe mjaft e sensibilizuar për problemet sociale, vazhdimisht aktivizohet në evidentimin e çështjeve madhore, përmes institucioneve të pushtetit lokal si dhe organizatave të zonës.

Karriera e Vefi Redhit përmban një sërë surprizash të përqafuara me shumë dashuri nga publiku artdashës, jo vetëm në dy vendet fqinje, por edhe përtej kufijve të Ballkanit. As pandemia e covid-19 nuk ishte mjaft e fuqishme të ndalonte inisiativat që vazhdimisht rezultojnë në sukses të plotë. Përkundrazi, duke injoruar çdo goditje që i jepet artit muajt e fundit, i bashkohet idesë tepër të guximshme të regjisorit elitë Enke Fezollari, duke sjellë në skenën greke një vepër shqiptare.

Për pak ditë, publiku grek dhe grekëfolës-pasi shumë shqiptarë të Athinës mezi e presin premierën- do të njihet me librin rrënqethës, të mbivlerësuar por edhe të shumëdiskutuar të Ornela Vorpsit, “Vendi ku nuk vdiset kurrë”!

Personalisht të kam ndjekur në skenë që fëmijë, më kujtohen mirë shfaqjet e teatrit të Vlorës… por brezi ynë i ri këtu nuk e di historikun e gjatë të Vefi Redhit, që vërtet do doja të shpalosje me detaje, pa hezituar e pa modesti. Jo vetëm sepse është shumë e pasur, por stacionet e të kaluarës tënde janë njëkohësisht edhe perlat e artit skenik dhe kinematografik shqiptar, që dhe sot i ndjekim me shumë kënaqësi. Kështu që le të fillojmë me pak fjalë për artisten dhe njeriun Vefi Redhi, nga hapat e para e deri sa u largua nga atdheu.  

Kam mbaruar Universitetin e Arteve dhe kam qenë aktore profesioniste ne teatrin e Vlores. Kontakti im i pare ne Vlore ishte me Varjeten, me Estraden Profesioniste dhe Parodistet e Vlores, djemtë aq të talentuar vlonjate. Po aty kisha partner aktorin Albert Veria. Por endrra ime ishte teatri, jo estrada, më kujtohet që shfaqja e e pare ne teatrin e Vlores ishte “Kristali blu” me regji te Besnik Aliaj. Ne kete shfaqje isha partnere me te madhen Liza Laska, me Bujar Asqeriun dhe me te tjere aktore te talentuar te Teatrit te Vlores.

Më parë, studente akoma, mora pjesë si aktore profesioniste në komedinë “Shi ne plazh” te Ruzhdi Pulahes, me regji te Gezim Kames. Komedia u paraqit ne Festivalin Kombetar te Teatrove ku dhe fitoi cmimin e pare. Ishte dicka e vecante dhe tejet e bukur te luaj me pedagoget e mi. Te kem partnere pedagoget e mi! Te japim shfaqje ne Teatrin Kombetar dhe neper qytete te ndryshme! Komedia “Shi ne plazh” eshte nje veper qe i qendron kohes edhe sot.

Puna e pare ne kinema ishte filmi “Ne emer te lirise” me regji të Fehmi Hoshafit, ku luaja me Tinka Kurtin, Albert Verian, Lazer Filipin, Andon Qesarin.

Ne vitin1994 Teatri i Vlores paraqitet ne festivalin kombetar me dramen “Tri mendje ne ankand” te Ferdinant Hysit dhe regji te Armand Bores. Ne kete festival Teatri i Vlores mori 3 cmime “Aleksander Moisiu” konkretisht të autorit per vepren me te mire, si regjia me e mire dhe aktoria me e mire ne rol dytësor, nje çmim që me nderoi shume.

Gjate viteve si aktore ne Vlore kisha nje aktivizim te plote si ne teater, ashtu dhe ne gjithe jeten artistike te qytetit. U largova nga Vlora ne maj te vitit 1997, duke lene pas role te realizuar dhe disa te lene pergjysem, si dhe kolege te dashur dhe te talentuar, te cilet me ndihmuan ne formimin tim si aktore.

Veprimtaria juaj artistike, si me regji të Enke Fezollarit ashtu dhe më tej është mjaft aktive dhe cilësore, e rrallë për një aktore që erdhi në Greqi e realizuar, me studime e karrierë të pasur të mëparëshme. Cilat janë stacionet më të rëndësishme të deritanishme këtu në Greqi?

Pas nje shkeputje te gjate e normale, me kushtet e reja, u riktheva ne skene ne prill te vitit 2012, me pjesemarrjen ne Festivalin Ballkanik të Monodramës, me monologun “Xhordan”, ku u vleresova me çmimin e pare.

Nje vit me pas, ne 2013, regjisori Fatmir Koci me ftoi te marr pjese ne filmin “Amsterdam Ekspres”.

Pas kthimit nga Festivali Ballkanik te Monodrames, me ndihmen e organizates kulturore “Liter Art” dhame nje shfaqje miqesore ne Athine. Dhe kjo ishte, si te thuash fillimi i aktivitetit tim si aktore ketu ne Greqi.

Sigurisht, stacion i rendesishem ishte vepra e parë në gjuhën greke, ishte si enderr per mua interpretimi i “Hekubës” së Euripidit. Regjisori Enke Fezollari kishte nje kendveshtrim aktual dhe shume te vecante, e veshi “Hekubën” me dhimbje nga Ballkani, i dha tone dhe ngjyra ballkanike.  Me kete veper perfaqesuam Greqine ne vitin 2013, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, ne Sarajeve. Pikerisht kjo shfaqje krijoi uren e miqesise dhe bashkepunimit me regjisorin Enke Fezollari, te cilit i jam mirenjohese per besimin qe tregoi tek une, nje besim qe me tej u forcua me pjesemarrjen ne vepren “Shtepia e Bernarda Albes” e F.G. Lorka, ku “u dashurova” me Maria Josefa.

Nje tjeter moment i bukur ishte audicioni dhe pjesemarrja ne teatrin vendas “Alma” per shfaqjen “Zogu i embel i rinise” të Tennessee Williams, me regji te Anastasia Revi, ku bashkepunova me aktoren e njohur greke Katerina Marangu.   Në vijim erdhi dhe eksperienca e veçante me monologun teatral të Janis Ricos, “Filokteti” me regji te Sisi Papathanasiu, interpretim me kete radhe ne rolin e aktorit, Enke Fezollarin. Me kete veper u paraqitem ne Festivalin e 9-te te Teatrit “Undercloud Festival” ne Bukuresht, Rumani.

Megjithëse të ambjentuar me bashkëpunimet surprizë me Enke Fezollari, duhet të rrëfej se vepra e radhës veçon në disa aspekte. Si lindi e gjithë kjo ide dhe cili është roli i Vefi Redhit në “Vendin ku nuk vdiset kurrë”?

Behet fjale per nje veper te vleresuar me shume çmime, qe ne fakt nuk eshte vetem historia e Ornela Vorpsit, por eshte historia jone, jeta jone, historia e gjithe Shqiperise dhe jo vetem. Eshte historia e gruas shqiptare qe me etiketen “emacipimi i femres” mbulonte plaget e zemres dhe te shpirtit. Ne vepren e Vorpsit secili nga ne gjen nje pjese nga jeta e tij, nga jeta e mikut, nga historia e shoqes, nga vuajtjet e babait, nga lotet e nenes, nga shtrydhja e shpirtit, nga dhimbja e stomakut te bere gur nga dhimbjet qe nuk kaperdihen apo nga uria… nga varferia. Gjen ate qe te ben te frikesohesh te enderrosh. Te zgjohesh dhe te gjesh bri teje endrrat e vrara, ose me sakte endrrat qe mbyte me duar e tua para se te lindin. Eshte nje tablo e plote e historise sone ne vitet e komunizmit.

Dy vendet tona jane kaq afer, por sa njohin per historine tone??? Apo vendasit mjaftohen vetem tek “shqiptar, shqiptare”? Ne shfaqjen “Vendi ku nuk vdiset kurre” do gjejne copeza nga jeta gjithesecili. Ka dhimbje, ka lot dhe ne momente qe nuk e pret ka humor… qe rrjedh nga sarkazma, nga absurdja me te cilen ishte i veshur ai sistem. Nje pjese te konsiderushme ka gruaja ne ate sistem dhe kjo eshte nje nga copezat me emocionuese.

Kjo shfaqje eshte nje risi dhe per faktin se tre nga elementet kryesore jane shqiptare: autorja, regjizori dhe nje nga aktoret.

Ndersa e vecanta e regjisorit te mirenjohur Enke Fezollari eshte elementi, peneli dhe ngjyra ballkanike qe gjithmone vendos ne shfaqjet e tij. Ne cdo shfaqje te Enkes gjen dhe degjon muzike shqiptare. Megjithese ka ardhur ne Greqi shume i vogel, nuk ka shfaqje pa nje element te pakten te identitetit te tij, nje njeri kaq karizmatik dhe i veçante.

Si filloi bashkepunimi? Fillimisht me tha ta lexoja … dhe pastaj … nuk kapet me fantazia e Enkes.

Ne shfaqje une “hyj dhe dal” ne disa role. Hyj ne kujtimet e Orneles, here si mamaja e saj, here si babai, here si shoqe here si komuniste e betuar. Keshtu,  ndihmoj te arrijne tek spektatori me te gjalla mengjeset e te djelave, oborret me komshinj, nota shqiptare e asaj kohe. Psikologjia dhe mentaliteti i nenes shqiptare dhe e femres ne ate kohe, here me kujtime te dhimbshme dhe here me humor qe diku diku te therr.

Teatri dhe covid-19. Si po e përjetoni situatën e pandemisë, jo vetëm në nivel personal e familjar, por edhe si artiste? Rrezikohen shfaqjet e veprës apo keni menduar alternativa të tjera, si për shembull në live streaming, internet etj?

Kjo periudhe me covid-19 demtoi rende ne pergjithesi artin dhe varferoi tejet jeten shpirterore. Por ne nuk qendrojme duarkryq, madje kemi menduar alernativa te ndryshme, ndoshta dhe shfaqje ne qytete te ndryshme, ku shifrat e te infektuarve jane me te ulta ose nuk ka arritur.

Deshira e gjithe grupit do te ishte te mundemi të japim shfaqje ne skene, per te transmetuar te plote dhe te gjalle emocionin qe ne duam te percjellim tek spektatori grek dhe grekefoles.

Paralelisht me sukseset në sferën e aktrimit, nuk ke ngurruar të angazhohesh dhe në evidentimin e problematikave të mëdha, në zonën ku banon, madje edhe me kandidaturë për pushtetin lokal. Mund të kombinohen arti dhe politika, madje në një vend ballkanik, paksa konservativë ndaj të ardhurve, si Greqia? Sot je aktive në të tilla angazhime apo inisiativa?

Gjate viteve qe jetoj ne Greqi nuk e kam vene veten ne pozicionin e te ardhures, por te nje njeriu te lire qe jeton ne nje vend te lire. Kete liri gezoj duke qene nje qytetare korrekte ne jeten sociale, politike dhe qytetare te vendit. Gjate ketyre muajve te pandemise perpiqem te bej gjera te ndryshme si p.sh. xhirime ne filma me metrazh te shkurter, kam xhirime per nje episod ne nje serial ne kanalit shteteror grek “ERT”.

Nderkohe qe vijon dhe puna ime e perditshme ne nje program te posaçem te Bashkise se Athines ne bashkepunim me Komisioneret e Larte te OKB, ne sherbim te refugjateve qe kerkojne azil politik, 10 vitet e fundit jam e punesuar ne Drejtorine e Emigracionit te Bashkise se Athines. Me pare kam punuar edhe ne ministrine e Bujqesise te Greqise, ne Qendrat e Sherbimit te Qytetareve.

Persa i perket aktivizimit politik, ne vitin 2014 kisha vendosur kandidature ne zgjedhjet lokale. Fushata elektorale ishte nje eksperience e veçante, pasi me ndihmoi shume te njoh me mire qytetin ku jetoj, problemet me te cilat ndeshen qytetaret, si dhe njoha e bera shume miq te mire me te cilat ndajme te njejtat shqetesime per realitetin e veprimtarine e kryeqytetit. Ne zgjedhjet e fundit lokale kisha serish nje propozim per pjesemarrje, por nuk kam ambicje politike, keshtu qe u mjaftova me eksperiencen e vitit 2014. Pavaresisht, mendoj se arti dhe politika mund te kombinohen bukur dhe te jene teper rezultative ne progresin artistik e social te cdo qyteti e vendi. NgaIra Londo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME