Categories Kulture

Video/Amerikania e verbër që i bie çiftelisë dhe këndon shqip

Carrie Hooper, profesore e gjermanishtes në Universitetin Elmira të Nju Jorkut, ka një histori shumë të veçantë: ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen. Carrie ka studjuar për muzikë dhe ka dy diploma pasuniversitare nga Universiteti i Buffalos, shteti i Nju Jorkut.

Ajo ka mësuar shqipen dhe ka një lidhje të veçantë me shqiptarët; përmes Kancelarit të Arkidioqezës Ahqiptare në Boston, At Arthur Liolinit, Carrie është lidhur me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar njohje me shumë shqiptarë, duke u bërë pjesë e aktiviteteve kulturore të diasporës në Nju Jork dhe në Detroit.

Ajo këndon dhe u bie disa instrumenteve muzikore, mes tyre edhe çiftelisë, të cilën ajo thotë se ja ka dhuruar Gjergj Ded Vukaj, drejtuesi i Ansamblit “Bashkimi” në Nju Jork, anëtare e të cilit është edhe Carrie.  Ajo shkruan poezi dhe ka botuar një libër me poezi në shqip dhe në anglisht. Libria, i cili u promovua kohët e fundit në Nju Jork, nga Shoqata e Shrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u botua në Kosovë, nën kujdesin e shkrimtarit Adnan Mehmeti.

Gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda ishte në mjediset e Universitetit “Elmira” të Nju Jorkut dhe përgatiti një kronikë, përmes së cilës Carrie Hooper rrëfen historinë e saj. Ajo flet me adhurim për shqiptarët: vlerëson mikpritjen, një tipar karakteristik që e ka përjetuar gjatë kontakteve me përfaqësues të diasporës.

Carrie flet në intervistë edhe për vështirësitë që hasin në jetë njerëzit e verbër në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë eksperiencën e saj dhe të mikut të saj Tim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME