Kulture

VIDEO\ Skënder Brataj mer titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” nga shoqata kulturore atdhetare Labëria

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria, Nder i Kombit, ka ndëruar me titullin Personalitet i shquar i Labërise, drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Prof.Dok Skender Brataj, për veprimtari të shquar në kujdesin e shëndet të popullit duke vendosur në shërbim të gjitha shkollimet dhe specilaizimet e tij brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria e doktor Skënder Brataj dallohet  në vecanti në organzimin e periudhës së pandemisë, ku për dy vite, mjeku i njohur u angazhua maksimalisht.

Në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar, autoritet më të larta të shtetit dhe të pushtetit në Vlorë, mjekë, intelektualë dashamirës e familjarë të Brataj.

Mes tyre një i ftuar special ishte edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij Helenën. Brataj është shume i lidhur edhe me fshatin e tij Kaninën si dhe me veprimtarinë e shoqatës Labëria.

Kryetari i shoqatës Kanina Gazmir Begaj, vlerësoi mjaft figurën e Skënder Brataj, si një personalitet që edhe pse studoi jashtë vendit, u rikthye në Shqipëri për të vendosur dijet në dispozicion të vendit të tij.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka ndare kujtime të rinisë, teksa me doktor Skender Brataj kanë ndare dhomën kur studionin në fakultetin e mjeksisë.

Sipas Lelit, doktor Brataj ka mbështetur dhe ndihmuar me dashuri bashkëqytetarët e tij vlonjatë.

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është shprehur i kënaqur dhe i nderuar që mori pjesë në këtë aktivitet.

Kryetari i përgjithshëm i shoqatës Labëria, Ago Nezha ka shprehur vlerësimet më të larta për Bratajn.

I emocinuar është shprehur doktor Skënder Brataj që ka falenderuar të gjithë të pranishmit.

Grupi polifonik Kanina nëpërmjet këngës labe ka uruar doktor Skënder Bratajn por i ka shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close