Categories Kulture

Viktor Tahiraj & friend’s Show” Të premten ju presim, data 10 Qershor, ora 20.00 në sallën e teatrit “Petro Marko”

Është nga show’t më të veçantë të karrierës së tij artistike ! Viktor Tahiraj & friend’s, apo ai dhe miqtë e tij, siç i pëlqen edhe vetë ta quaj të shqipëruar. Ku ai, po vetë, si në një ” One Man Show” , do të demostroj artin e tij në skenë duke kënduar, moderuar e aktruar për plot nëntëdhjetë minuta, si për të na gjezdisur mrekullisht në çdo etapë të kronologjisë së jetës së tij artistike.

Dhe jo më kot ai e quan: “udhëtimi artistik i jetës së tij…!” Padiskutim do të jetë nga mbrëmjet e veçanta të skenave tona artistike, realizuar me finesë e përkushtim nga stafi i teatrit “Petro Marko”, mbështetur nga Bashkia Vlorë, me skenar dhe libret Genc Demiraj, drejtues muzike Arben Zhezha, skenografi të Drini Shehut, konsulent Bebi Dobi, regji Roland Minga dhe drejtues artistik Sokol Toto.

Këtë të premte është lënë, datë 10 Qershor, ora 20.00 në sallën e teatrit “Petro Marko”, në një hyrje të lirë dhe festive për këtë sezon të bukur vere…!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME