Kulture

Vlorë, Aktiviteti promovues i librit “Një jetë kushtuar mjekësisë”,Kujtimet e mjekut të aviacionit, Dr. Kareman Abas Hasko( Aliaj)

Ditën e shtunë, datë 16 tetor 2021 në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti promovues i librit “Një jetë kushtuar mjekësisë”, Kujtimet e mjekut të aviacionit, Dr. Kareman Abas Hasko( Aliaj) me autor Astrit Aliaj.

Në promovim morën pjesë deputeti i qarkut Vullnet Sina, ish deputete Luiza Hoxha, Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj, ish Komandant i Forcave Ajrore Gjen. Astrit Jaupi, ish-pilotë, mjekë, ushtarakë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët përkujtuan veprimtarinë profesionale shumëvjeçare të doktor Kareman Hasko.

Libri, “Një jetë kushtuar mjekësisë”, është një monografi që shtrihet në disa plane: në jetën familjare, ushtarake dhe mjekësore të doktor Karemanit, në njohjen e vendlindjes, fshatit Servaster, në jetën studentore dhe në veprimtarinë e tij në fushën e mjekësisë. Nga ana tjetër, doktor Karemani shikohet edhe në kontekstin e rrethanave historiko-shoqërore, sikundër janë Lufta e Dytë Botërore, periudha pas luftës së dytë botërore, si dhe kujtesa e shokëve, e të njohurve dhe familjarëve të tij.

Ndërkaq, një kapitull ja kushtoj edhe traditave popullore të trevës së fshatrave të Kudhësit, e që shërbejnë si një themel i formimit në tabanin popullor për niprit dhe mbesat e tij, por edhe për çdo të ri që do ta lexojë këtë libër.

Aktiviteti vijoji me kumtimet, të cilat pasqyrojnë rrugëtimin e bukur jetësor dhe profesional të Dr. Karemanit.

– Profil”obelisk” i spikatur i mjekut me shkathtësi mendjeje dhe shkathtësi veprimi profesional”, Përsiatje

Nga Prof. Kristaq F. Shabani IËA, shkrimtar, poet, studiues, estet; Fëmijëria…” Nga Prof. dr. Kol. ( R ) Zaho GOLEMI; -Rruga drejt mjekësisë”. Nga Dr. Asqeri LLANAJ

-Kthimi në Atdhe dhe karriera ushtarake”. Nga Prof. Sulejman Abazi; -Mjek në tre aerodrome ushtarakë”. Nga Pilotët Astrit Jaupi, ish Komandant i FA dhe Kostandin Sadiku, ish Komandant i Shkollës së Aviacionit.

– Dalja në pension dhe jeta e aktiviteti i Dr. Karemanit në shoqatën e Veteranëve të LANC-it dhe Shoqatën e aviatorëve të Shqipërisë” .

Nga Kap. i Rang. Parë ( R ) Dionis Andoni e Kol(R) Jaho Nazaj. – “Një ëndërr e lënë në mes” nga Dr. i Shkencave Luiza Hoxha.

Aktiviteti u zhvillia në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku përveç kumtesave folën edhe shumë pilotë duke sjellë fakte dhe ngjarje të jetuara gjatë kohës së shërbimit me doktor Karemanin, mjekë dhe intelektual të fushave të ndryshme. Këtë aktivitet e përshëndetën edhe disa personalitete të artit dhe kulturës nga Kosova.

Një libër-mesazh që i afirmon vlerat e kujtesës së gjallë ». Nga Prend Buzhala, shkrimtar, poet, studiues, estet, Klinë – Kosovë. – Një libër tejet i veçantë me kryepersonazh real në kohë dhe hapsirë konkrete: Dr. Karenan Abaz Hasko -(Aliaj). Nga Xhevat Limani

Artist shqiptar. Doktor Karemani ishte një njeri i sakrificës, i dashur, korrekt e i ndershëm, që për 25 vite me rradhë shërbeu si mjek i pilotëve të Aviacionit. Jeta e doktor Karemanit ka ecur në dy shina në mënyrë të njëtrajtëshme: si ushtarak duke kaluar me rradhë nga grada më e ulët “ rreshter” deri në “ major” ndërsa si mjek fillon me infermier në brigadën partizane në vitin 1944 , ndihmës mjek mbasi përfundoi studimet në ish BRSS në vitin 1951 dhe mjek pranë universitetit Shtetëror në Tiranë në vitin 1962.

Në libër përshkruhet me nota të gjalla e dinamike e gjithë jeta e doktor Kareman Hasko Aliajt, që nga origjina e fëmijëria e deri tek gëzimet dhe vështirësitë që e shoqëruan ndër vite.

Në këtë ceremoni, ju dorëzua familjarëve të dr. Karemanit dekorata “Personalitet i shquar i Labërisë” nga shoqata Patriotike-Atdhetare “Labëria” me motivacionin “Për kontribute të shquara personale dhe familjare në Luftën Nacional- Çlirimtare, për kontribute në fushën e shëndetësisë ushtarake në kujdesin dhe përgatitjen e pilotëve shqipëtarë”.

Gjithashtu, familjes iu dorëzua “Certifikata e Mirënjohjes” nga Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë. Doktor Kahremani është nderuar 5 herë me dekorata e medalje te ndryshme.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjthë miqtë, shokët dhe shoqatat Atdhetare për kontributin e dhënë në vlerësimin e figurës së doktor Kareman Hasko(Aliaj).

Falënderoj në mënyrë të veçantë drejtuesin e këtij aktiviteti, aktorin Ilirian Ali. Ky aktivitet u përcoll edhe nga medjet e shkruata dhe televizove të qytetit të Vlorës! Nderim dhe respekt per jeten dhe vepren e doktor Karemanit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close