Categories Kulture

Vlorë, hapet ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë në Pallatin e Kulturës (Foto)

Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë. Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.

Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)

Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME