Kulture

Vlorë/Në kuadër të festave kombëtare,u organizua në zonën e ish-akademisë së marinës panairi me makinat dhe motorat e vjetër

Pronarët e tyre i kanë si relike të modeleve dhe markave të ndryshme të viteve të kaluara.
Ata ju bashkuan nismës së Bashkisë Vlorë për t’i ekspozuar me rastin e festave kombëtare duke i krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të vlorës për t’i vizituar.

Kryebashkiaku Leli dhe prefekti i qarkut,Flamur Mamaj,pohuan se qëllimi i panairit të këtyre automjeteve është ofrimi i një tjetër atraksioni turistik për qytetarët në kuadër të turizmit gjithëvjetor.

Qytetarë të shumë por dhe kryebashkiaku Leli e prefekti i qarkut,Flamur Mamaj,duke shijuar vecantinë e cdo automjeti apo motorri të vjetër ,nuk hezituan të realizonin foto si një kujtim i vecantë në një ditë të vecantë.

Qytetarët e apasionuar pas automjeteve të viteve të kaluara do të kenë mundësi ta vizitojnë panairini e automjeteve të vjetra në zonën e ish-Akademisë së Marines.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close