fbpx
Kulture

Vlorë/ Nxënësit e gjimnazit “Mustafa Qemal Ataturk” rikthehen në Parkun Arkeologjik të Orikut

Mbas disa muaj pause prej pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, nxënësit e shkollave rikthehen në Parkun Arkeologjik të Orikut. Ishin nxënësit e shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturk” Në vigjilie të kësaj dite ,nxënësit e klasava të 10 -ta  të qytetit të Vlorës në drejtimin e z.SOKOL GJIKAJ në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë, Enkeleida Rama dhe Aurora Demiraj  që çelën siparin e aktiviteteve që po organizon Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Vlorë me rastin e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë” të cilat këtë vit në Shqipëri zvillohen para, gjatë dhe pas 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.

Nxënësit vizituan dhe u njohën me të rejat e fushatës shqiptaro – zvicerane të gërmimeve arkeologjiketë vitit 2020 të sapo përfunduar. Këtë vit, në Shqipëri “Ditët Europiane të Trashëgimisë” zhvillohen nga 23 deri 29 shtator me nëntemën: “Edukimi përmes trashëgimisë”

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button