Categories Kulture

Vullnet Sinaj! Ky është Ago Nezha, i cili sot mbush plot 77 vite! i urojmë sot një jetë të gjatë e të lumtur, të mbushur me mbarësi, shëndet dhe gëzime!

Nga Vullnet Sinaj.

Sot më duhet të shkruaj për një njeri, që padyshim, fjalët e rreshtat të qëmtuara bukur janë asgjë para asaj se çfarë ky njeri përfaqëson për Labërinë! Ky është Ago Nezha, i cili sot mbush plot 77 vite!

Jeta e Agos është një rrëfim pranë vatrës së pashuar të dijes. Ajo nis në fshatin Dukat të Vlorës aty ku ai lindi, pa u shkëputur asnjëherë nga peisazhi i vyer i vendlindjes, gjithmonë duke kalitur me dashuri traditat, zakonet dhe identitetin e patjetërsueshëm si bir i Labërisë.

Me një karrierë të gjatë akademike dhe me kontribute të larmishme në fushën e kërkimit shkencor, duke mbajtur me përulësi titujt Profesor-Doktor, Ago është padyshim një dijetar kalibri tejet i respektuar brenda dhe jashtë vendit! Krahas shkencës së lëvruar, Ago numëron një sërë veprash letrare të shkruara nga dora e tij mjeshtërore!

Prej vitesh, Ago udhëheq me dinjitet dhe me përgjegjësi atërore Shoqatën Atdhetare-Kulturore Labëria, e cila është kthyer në një organ vital i promovimit të vlerave që pasqyron Labëria dhe krijimit të një mjedisi kulturor tepër të nevojshëm për shoqërinë tonë!

Ai është dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”!

Në rrugëtimin tim si përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë, e ndjej veten me fat që kam nje mik si Agua,i cili kurdoherë me përvojën dhe karakterin e tij të fortë të Labërisë, më ka qëndruar në krah dhe më ka shtruar ide ne te mire te punes! Agos ne i urojmë sot një jetë të gjatë e të lumtur, të mbushur me mbarësi, shëndet dhe gëzime!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME