Categories Kulture

Xhevahir Zeneli: Kadri Roshi më go diti me shpullë, dhe vetëm më pas më e mora vesh pse

Aktori Xhevahir Zeneli ka qenë i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit. Gjatë emisionit Zeneli zbuloi pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.  Kur kemi xhiruar filmin “Kur hapen dyert e jetës”, kemi bërë xhirime një muaj në Dimër, në dëborë dhe një muaj në Pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë.

Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur.

Kishte bukurinë e vet edhe ajo. Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit”, tha aktori.Lidhur me filmin “Rrethimi i vogël”, Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi.

“Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova.

Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. “Mirë do ishte të më kishe treguar profesor”, i thash dhe ai ma ktheu: “Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena”. Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”, tregoi Zeneli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME